Prokuroria heq akuzën për vrasje ndaj Ervis Martinajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të mbyllë hetimet për vrasjen në lokalin  “Monopol” në zonën e ish-bllokut. Doja është dërguar për shqyrtim në Gjykatë.

Ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga përplasja në ish-bllok në të cilin mbeti i vrarë, Fabiol Gaxha, dhe i plagosur rëndë Elion Hato e biznesmeni Ervis Martinaj.

Për ngjarjen e rëndë nën akuzë janë vënë komandoja i Forcave Ushtarake, Marviol Bilo, kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, njëherësh dhe truproja i të fejuarit të saj, Ervin Mata.

Ndaj Bilos është ngritur akuza e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” në dëm të Fabiol Gaxha, “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj një ose më shumë personave” mbetur në tentativë, ndaj biznesmenit Ervis Martinaj dhe mikut të tij Elion Hato.

Hato, mori një plumb dhe disa të tjerë në trup, ndërsa Martinaj në u plagos në pjesën e qafës. Një tjetër akuzë që është ngritur ndaj Bilos, është dhe ajo e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake”.

Në këtë çështje mësohet se i pandehur është marrë dhe Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës, ku besohet se prokuroria ka ngritur akuzën e Moskallëzimit të krimit dhe Përkrahje të autorit të krimit”, pasi dyshohet se është personi që ka ndihmuar komandon Marviol Bilon të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë nga policia kriminale e Tiranës.

Gjithashtu mes personave që është marrë i pandehur rezulton të jetë dhe vetë i dëmtuari në këtë ngjarje, biznesmeni Ervis Martinaj, i cili fillimisht në këtë dosje është hetuar dhe mbajtur për 7 muaj në burg me akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë, por prokuroria e Tiranës, në konkluzjonin përfundimtar të dërgimit të dosjes në gjykatë, ka ngritur ndaj Martinaj akuzën e

“Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për vrasje” pasi Martinaj i ka dërguar sms miqve të tij për tu afruar në zonën e ish-bllokut, “Fshehje të ardhurash”, “Falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit” pasi Martinaj pas ngjarjes ju sekuestrua një pasaportë Kosovare me emrin Admir Koca dhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojrave të fatit” në kundërshtim me ligjin. Këto akuza ndaj Martinaj, janë shtuar nga grupi i hetimit në datën 25 tetor 2019, pasi nuk kanë arritur të sigurojnë prova për ta akuzuar për “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë.

Lexo edhe :  Publikimi i fotos së familjarëve të Dumanit, analisti: Berisha po vepron si mafia

Në analizimin e pamjeve filmike, thotë prokuroria, Martinaj nuk ka qenë i armatosur dhe s’ka kryer veprime agresive që kanë elementët për të vrarë dikë, ndaj dhe akuza e vrasjes me paramendim, për të cilën fillimisht Martinaj ka qenë nën hetim, nuk është provuar. Por ndryshe nga çfarë thotë prokuroria e Tiranës në vendimin për mbylljen e hetimeve, në një dalje publike zëdhënësja me syze e Operacionit “Forca e Ligjit”, deklaroi se Ervis Martinaj është person në hetim për akuzën e “Vrasjes me paramendim”.

Duket se në këtë rast, nuk ka një rakordim mes policisë dhe prokurorisë së Tiranës, pasi Martinaj zyrtarisht nuk ka një akuzë për vrasje dhe nuk është dënuar ndonjëherë për një akuzë të tillë. Nga një vëzhgim në sistemin elektronik të gjykatës së Tiranës, rezulton se Ervis Martinaj është dënuar në vitin 2013 me 3 muaj burgim për akuzën e “Organizimit pa lejë të veprimtarisë së lojrave të fatit”, pasi kishte hapur në Tiranë një pikë llotoje pa leje.

Por kjo akuzë në fund të vitit është falur për shkak të ligjit të Amnistisë të kryer nga parlamenti. Martinaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është dyshuar pak vite më parë si një ndër personat në vrasjen Enton Nikajt në zonën e Linzës në Dajt, ngjarje për të cilën ai u akuzua në fund nga prokuroria për “Moskallëzim krimi” dhe mori pafajësi në gjykatën e Apelit Tiranë.

Të fundit

Gaspër Çurçia, Parashqevi Simaku, dhe maskarenjtë e Ali Asllanit

Nga Sefer Pasha   Gaspër Çurçia ishte muzikant. Ai i binte trombës si askush tjetër. Dhe është i papërsëritshëm. Ka shkëlqyer...

Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrejtësi Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Bashkimin Evropian se është i “padrejtë” ndaj Kosovës në politikat e saj në Ballkanin Perëndimor, duke...

PD kërkon faljen e gjobave për energjinë elektrike

Qeveria mori nismën për faljën e gjobave të vendosura për ndërtimet pa leje në zonat ruale, po ndonëse nga PD cilësohet si veprim që...

Kanabisi mjekësor, përplasje PD-Qeveri

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të kundërshtojë ligjin për përdorimin e kanabisit, që sipas tij po tentohet të...

Greqia shton presionin: Integrimi i Shqipërisë sipas kushteve tona

Athina vendos kushte të qarta për mbështetjen ndaj Tiranës zyrtare në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Respektimi i të drejtave të pakicës greke,...

Lajme të tjera

Web TV