Rikthehet karantina/ Lija e majmunit ‘ngre në këmbë’ Evropën, Belgjika hyn në izolim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karantina rikthehet sërish në fokus të përditshmërisë njerëzore, por këtë herë jo më me Covid-19, por me linë e majmunëve që po përhapet me shpejtësi në Evropë.

Belgjika bëhet vendi i parë që prezanton karantinën e detyrueshme për shkak të përhapjes së lisë të majmunëve.

“Kushdo që rezulton pozitiv për virusin duhet të izolohet për 21 ditë pasi mjekët paralajmërojnë për ‘rritje të konsiderueshme’ të rasteve në Mbretërinë e Bashkuar gjatë ‘dy deri në tre javëve’ të ardhshme”, shkruan Daily Mail.

Sëmundja, e cila u gjet për herë të parë te majmunët, mund të transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik, si dhe marrëdhënieve seksuale. Sëmundja prek më shumë personat homoseksualë dhe biseksualë, dhe shkaktohet nga virusi i lisë së majmunit.

Dr. Claire Dewsnap, presidente e Shoqatës Britanike për Shëndetin Seksual dhe HIV, ka thënë gjithashtu se shpërthimi mund të ketë një ‘ndikim masiv’ në shërbimet e shëndetit seksual në Britani.

Krahas sëmundjes që po përhapet me shpejtësi, mjekët janë duke marrë masa parandaluese për pacientët e prekur dhe personat, të cilët kujdesen për ta duke i vaksinuar me vaksinat e lisë. Gjithashtu bëhet e ditur se askush nuk ka vdekur nga ky virus deri më sot.

Të fundit

Shërbeu në vitet e luftës në Ukrainë, largohet nga detyra në Kiev ambasadorja e SHBA

Ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë, Bridget Brink do të largohet nga detyra e saj, tha sot një zëdhënës i...

Ndalohen dy “skifterat shqiptarë” në Zvicër, njëri i kërkuar për vjedhje

Hetuesit e Policisë Kantonale të Zyrihut arrestuan dy hajdutë të dyshuar në zonën kufitare midis kantoneve të Zyrihut dhe St. Gallenit. Sipas informacioneve, hetuesit ndoqën...

OBSH kërkon më shumë angazhim në luftën kundër fruthit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për përpjekje më të mëdha në luftën kundër fruthit, i cili është përhapur në 58 shtete, përfshirë...

Makina e kohës e 11 majit

Nga Ylli Pata Nesër nis zyrtarisht fushata elektorale e vitit të 35 pas rrëzimit të komunizmit. Në garë për të fituar zgjedhjet është po ai...

Rama me të rinjtë në Durrës: Votoni që mos të emigrojmë si azilantë për të gjetur punë

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Durrësi në një takim me të rinjtë për diferencën e madhe që ka, sipas tij, midis Shqipërisë...

Lajme të tjera

Web TV