Vranë në Itali, OFL kërkon justifikimin e pasurisë për dy të dënuar në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit ka u kërkon dy të dënuarve për vrasje dhe shkatërrim prone që brenda 48 orëve të deklarojnë pasuritë e tyre. Bëhet fjalë për A.L, me banim në Tiranë i cili është dënuar në Itali për vrasje në rrethana cilësuese.

OFL i ka kërkuar edhe E.D, në Tiranë për shkatërrim të pronës me zjarr. Këta dy persona duhet që brenda 48 orëve të deklarojnë pasurinë ose do i sekuestrohet nga shteti në rast të kundërt.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon me intensitet Operacioni Forca e Ligjit, në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda. OFL, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, po kryen veprime komplekse, për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në Ligjin Special.

Në këtë kuadër, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

  1. L., me banim Tiranë, i dënuar në Itali për “Vrasje në rrethana cilësuese”;
  2. D., me banim Tiranë, i dënuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Të fundit

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por...

Vëzhgimi veror: Stacione plazhi pa vrojtues, pa mjete dhe pa kulla

Fiks Fare ka bërë një vëzhgim nga veriu në jug, në dhjetëra stacione plazhi, për të parë nëse zbatohen kriteret për vendosjen e kullave...

Putin fajëson Ukrainën për mungesën e progresit të bisedimeve

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat për t’i dhënë fund pushtimit rus të...

Aksionet evropiane shënojnë rënien më të madhe që nga prilli

Aksionet në të gjithë Evropën u mbyllën më poshtë të premten, ndërsa investitorët globalë vlerësuan se si fushata e tarifave e presidentit Donald Trump...

Achraf Hakimi akuzohet për përdhunim

Mbrojtësi maroken i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi, i konfirmuar së fundmi si kandidat për çmimin prestigjioz “Topi i Artë”, mund të përballet me një...

Lajme të tjera

Web TV