“Hajdeni hajdeni”/ Rama poston foto nga eksodi i shqiptarëve para ndeshjes Roma-Feyenoord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë para finales së madhe të Conference League, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke postuar një foto nga eksodi i shqiptarëve i 32 viteve më parë, ku mijëra shqiptarë u nisën me anije drejt Italisë.

Në foton e ripostuar nga Twitteri i skuadrës së Romës, Rama shkruan “Hajdeni, hajdeni”, pasi qindra tifozë priten të mbërrijnë nesër.

Ashtu si në 1990 në Bari u shpall gjendja e emergjencës, edhe Tirana ditën e nesërme do të “pushtohet” nga tifozët. Kryeqyteti nesër do të jetë në “dispozicion” të tyre pasi nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve dhe është shpallur ditë pushimi.

Roma dhe Feyenoord do të përballen të mërkurën në orën 21:00 në “Air Albania”, duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për historinë e futbollit shqiptar, pasi për herë të parë në vendin tonë luhet një finale europiane.

Të fundit

Dibër, muajt e parë të vitit me fluks të shtuar virozash në spitalin rajonal

Dy muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një fluks të shtuar të të prekurve nga virozat stinore. Mjekja...

Studimi i ri: Evropa do të ketë miliona vdekje nga i nxehti

Një studim i ri zbulon se temperaturat ekstreme – kryesisht nxehtësia – parashikohet të vrasin deri në 2.3 milionë njerëz në Evropë deri në...

Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Korçës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, ka dëme...

Primaret e PD, mbyllet procesi i votimit në 12 qarqet e vendit

Është mbyllur votimi për primaret e PD-së në 12 qarqet e vendit. Në Lushnjë ka pasur së paku 1440 votues, ndërsa procesi është shtyrë deri...

28-vjeçari australian u zhduk në Valbonë! Flet vëllai: Më njoftoi pronari i hotelit

Vëllai i një australiani 28-vjeçar , quajtur Cameron, që është zhdukur në Valbonë, teksa ishte duke eksploruar vendin, ka folur më tepër për ngjarjen. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV