Finalja e Conference League, mbërrijnë në Durrës tifozët e parë të Romës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa jemi vetëm një ditë larg finales së Conference League e cila do të luhet në “Air Albania” mes Romës dhe Feynoord, tifozët e parë kanë mbërritur në Durrës.

Bëhet me dije se rreth 100 tifozë, 35 prej të cilëve ultras të Romës kanë zbarkuar në portin e Durrësit me tragetet e linjës së Barit.

Pritet që në Durrës të mbërrijnë rreth 500 tifozë të organizuar, ndërsa të tjerë do të mbërrijnë në grupe të vogla.

Tifozët janë pritur dhe shoqëruar me autobusët e porositur nga agjencitë, ndërsa situatën e ka ndjekur nga afër edhe drejtori i policisë së qarkut Durrës Neritan Nallbati sëbashku me përfaqësues së policisë holandeze dhe italiane.

Të fundit

Dibër, muajt e parë të vitit me fluks të shtuar virozash në spitalin rajonal

Dy muajt e parë të këtij viti kanë sjellë një fluks të shtuar të të prekurve nga virozat stinore. Mjekja...

Studimi i ri: Evropa do të ketë miliona vdekje nga i nxehti

Një studim i ri zbulon se temperaturat ekstreme – kryesisht nxehtësia – parashikohet të vrasin deri në 2.3 milionë njerëz në Evropë deri në...

Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, nuk raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në periferi të qytetit të Korçës, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, ka dëme...

Primaret e PD, mbyllet procesi i votimit në 12 qarqet e vendit

Është mbyllur votimi për primaret e PD-së në 12 qarqet e vendit. Në Lushnjë ka pasur së paku 1440 votues, ndërsa procesi është shtyrë deri...

28-vjeçari australian u zhduk në Valbonë! Flet vëllai: Më njoftoi pronari i hotelit

Vëllai i një australiani 28-vjeçar , quajtur Cameron, që është zhdukur në Valbonë, teksa ishte duke eksploruar vendin, ka folur më tepër për ngjarjen. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV