PS shtyn deri më 31 maj afatin e aplikimeve dhe të propozimeve për 61 kryetarët e partisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste ka vendosur që të shtyjë deri më 31 Maj afatin e aplikimeve dhe të propozimeve për 61 kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit. Në kushtet kur afati i përcaktuar skadon sot Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste ka vendosur shtyrjen e afatit të aplikimeve, kjo sepse sipas tyre ka pasur shumë emra si kërkesa për vetkandidim.

“Në zbatim të vendimeve të Kongresit, Asamblesë Kombëtare dhe Kryesisë për fushatën e zgjedhjeve të brendshme për kryetarët e 61 degëve të partisë në bashki, deri ditën e djeshme janë administruar mbi 400 emra si kërkesa për vetkandidim dhe propozime nga Këshillat Socialiste në territor.

Në kushtet kur afati i përcaktuar skadon sot, marrë në konsideratë interesi i lartë për pjesëmarrje në këtë proces, Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste ka vendosur shtyrjen e afatit të aplikimeve dhe propozimeve deri në datën 31 Maj”, thuhet në njoftim e Partisë Socialiste.

PS bën me dije se kjo periudhë shtesë do të shërbejë jo vetëm për administrimin e kandidaturave të reja, por edhe plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm nga kandidaturat e deritanishme.

“Çdo kandidaturë duhet të ketë si dokumentacion shoqërues një CV, kërkesën për kandidim dhe formularin e vetdeklarimit për garantimin e integritetin ligjor. Platforma e kandidimit është një material i cili do të prezantohet para asamblesë së bashkisë përkatëse vetëm nga kandidatët të cilët kualifikohen për fazën finale të garës”, theksohet në njoftim.

Të fundit

Arrestimi i Veliajt/ Ylli Manjani: Prokurori e ka quajtur ndyrësirë në sallën e gjyqit

Nga Ylli Manjani Jam krejt dakord me ata etikëdashës që nuk pajtohen me gjuhën e Erion Veliajt në reagimet e...

Bie sërish euro, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 25 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94.1 lekë dhe shitet me 95.1 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.3 lekë. Franga...

E vetmja kafshë nga e cila kanë frikë Australianët? Një zog, ja pse

Njerëzit australianë kanë një reputacion si të guximshëm dhe të patrembur - në fund të fundit, kur jetoni në një vend që ka çdo...

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të martë

Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi. Prezencë e reshjeve...

Lloji i makaronave më i konsumuar në botë, ja përse të gjithë i duan

Nëse ka një ushqim që bashkon njerëzit në mbarë globin, ato janë makaronat. Midis të gjitha llojeve të ndryshme të tyre ku mund të...

Lajme të tjera

Web TV