I konsideruar si personi më i pasur në botë për 2022, Elon Musk është ndër personazhet më të përfolur në lidhje me biznesin por jo vetëm.
Themeluesi i SpaceX dhe Tesla-s i ka habitur të gjithë kur u shpreh para pak kohësh që nuk ka një shtëpi të tijën. Megjithatë koleksioni i tij i makinave është i veçantë.
Ford Model T është një makinë të cilën ja ka dhuruar një mik vite më parë, sipas asaj që tregoi vetë biznesmeni në një postim në Twitter. Është një nga makinat më me ndikim të shekullit të 20-të, pasi ky ishte modeli i parë që u tentua të prodhohej në masë për popullatën.
BMW 320i ësht makina e parë që biznesmeni bleu me paratë e tij. Ai e bleu atë në 1994, dhe e bleu të dorës së dytë, prandaj i kushtoi vetëm 1400 dollarë.
Audi Q7. SUV-i i suksesshëm i markës gjermane ishte zgjedhja e Musk që të mund të merrte me vete në një udhëtim gruan e tij të parë dhe pesë fëmijët që kishte. Megjithatë, hapësira në sediljet e pasme i shkaktoi atij një zhgënjim të madh, megjithëse i shërbeu edhe si mësim gjatë projektimit të Tesla Model X.
Tesla Roadster. Makina e parë e prodhuar nga Tesla dhe modeli i parë i së cilës përfundoi në duart e Musk.