VIDEO/ Sekuestrohen 5 tonë kokainë, e transportonin me nëndetëse

Kokain Panama Fjala.al
Kokain Panama Fjala.al

Pesë tonë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet në Panama dhe kjo shënohet si sasia më e madhe e gjetur në historinë e këtij vendi.

Sipas mediave të huaja lënda narkotike ishte duke u transportuar me një nëndetëse , ndërsa bëhet me dije se autoritetet kanë arrestuar katër shtetas kolumbianë.

Deri më tani nuk dihet destinacioni se ku do të mbërrinte ngarkesa me lëndë narkotike por është e njëjta strategji që përdornin Pablo Escobar dhe El Chapo për t’i futur ngakesat e tyre në Shtetet e Bashkuara./Fjala.al