Roma feston fitoren e Conference League/ 100 mijë tifozë dhe ‘show’ Zaniolo-Mourinho

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma shijon fitoren e Ligës së Konferencës dhe feston fitimin e trofeut me tifozët në kryeqytet.

Në orën 16:50 dy autobusët e hapur u nisën nga via dell’Arcadia në Circus Maximus me lojtarët, stafin dhe kupën në bord për të festuar suksesin.

Në Trigoria qindra tifozë kanë përshëndetur lojtarët që në start, ndërsa mbi pesë mijë persona i prisnin në qendër nga ora 16:00. Himni i Romës në sfond, tymuese dhe flamuj pushtuan qendrën.

Policia lokale mori masa për përdorimin e qindra efektivëve për të monitoruar situatën, e cila u prek edhe nga qarkullimi i kthimit të udhëtarëve. Qarkullimi në Terme di Caracalla, Porta San Paolo dhe në të gjithë zonën që shkon pranë Circus Maximus ishte veçanërisht i bllokuar.

Më i papërmbajturi ndër lojtarët në autobus ishte sigurisht Zaniolo. Talenti i Romës, autor i golit të fitores ndaj Feyenoord, nuk u përmbajt dhe vuri në skenë një repertor që çmendi tifozët. Së pari koret për romët, nga himni e deri te këngët romake që mund të dëgjohen edhe në para-ndeshje. Më pas ai e ngacmoi te Lazio – i vlerësuar shumë nga tifozët e Romës – dhe më në fund në momentin e entuziazmit të madh ai grisi edhe fanellën që më pas ua hodhi tifozëve. Një shfaqje e vërtetë e vlerësuar nga fansat e shumtë të pranishëm.

 

Tifozët drejtuar Friedkinit: “Na sillni Dybala!”

“ President, na sill Dybala!”, është kori i tifozëve të Romës drejtuar familjes Friedkin, të pranishëm në një nga tre autobusët që po parakalojnë nëpër rrugët e kryeqytetit. Joya nuk do të rinovojë kontratën që skadon me Juventusin. E njëjta dëshirë iu drejtua edhe drejtorit të përgjithshëm Tiago Pinto.

Lexo edhe :  Donnarumma po pret sinjalet, a do rinovojë Parisi kontratën e tij?

Presidenti u prek gjithashtu dukshëm nga turma që u përgjigj e pranishme në marshimin e fitores së Ligës së Konferencës. Ai ndoshta nuk e priste një reagim të tillë, me njëqind mijë tifozë që sulmuan paqësisht rrugët e qendrës. Shumë fansa e përshëndetën dhe e falënderuan për këtë projekt të ri, ai u përgjigj gjithmonë me një shenjë mirëkuptimi dhe filmoi pothuajse të gjithë turneun në autobus të hapur.

Nuk munguan as festimet e çmendura nga Jose Mourinho, i cili këndonte: Kush nuk kërcen, është Lazial.

Shtabi i Policisë: “100 mijë të pranishëm”

Sipas Komisariatit të Policisë, rreth 100 mijë tifozë të Romës morën pjesë në festimet për fitoren e Konferencës së Ligës në Circus Maximus. Policia Bashkiake tashmë në orët e para të pasdites ka urdhëruar mbyllje në disa zona.  Helmetat e bardha do të përfshihen në përcaktimin e zonës së prekur dhe në shërbimet e trafikut, të cilat janë ngritur për një gamë të gjerë, edhe përgjatë itinerarit të autobusëve të ekipit.

Mkhitaryan përshëndet dhe duartrokit tifozët: do të jetë lamtumirë

Mkhitaryan ka duartrokitur prej kohësh fansat, duke i përshëndetur dhe falënderuar. Mesfushorit i ka skaduar kontrata dhe do të nënshkruajë për Interin. Armeni u kërkoi tifozëve nën autobus të cilët u përpoqën t’i kërkonin disa lajme që të fokusoheshin te festa dhe të mos flisnin për merkaton.

Dy autobusët janë bllokuar në Banjat e Caracalla dhe nuk mund të arrijnë në Circus Maximus. Janë dy krahë të turmës që nuk të lënë të vazhdosh.

Kumbulla ironik me Lazion

“Lazio, Tirana e keqe”. Nuk kanw munguar as ironitw nga Marash Kumbulla në autobusin e hapur të Romës i cili dalëngadalë po arrinte te Circus Maximus si pjesë e paradës për fitoren e Ligës së Konferencës.

Të fundit

Aksident në Dibër, makina del nga rruga, burrë e grua në gjendje të rëndë

Pasditen e sotme në vendin tonë janë regjistruar disa aksident, fatkeqësisht duke u shënuar dhe disa humbje jete. Një ngjarje...

Arsenali ‘lejon’ talentin të shkojë te Bayern për 55 mln euro?

Ethan Nwaneri është emri befasues që Bayern ka ndjekur në merkato javët e fundit. Askush nuk e priste që bavarezët po ndiqnin djaloshin e...

Veliaj refuzon Tiranën, merret i pandehur në Durrës

Refuzimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u paraqitur në SPAK në orën 11:00 të së mërkurës, për t’u njohur zyrtarisht me akuzat,...

Cilat janë dy zonat më të shtrenjta në Shqipëri?

Me çmimet e reja të referencës, ‘Zona 13’ në Durrës dhe ishulli i Sazanit në Vlorë do të jenë zonat më të shtrenjta në...

80 mln euro, e treta e vërteta! Ylli i Premier League po ndryshon destinacion

Pas 67,5 mln eurove të refuzuara nga Liverpool, Bayern po bëhet gati për ofertën e tretë për Luis Diaz. Sipas gazetarit Ben Jacobs, kampionët...

Lajme të tjera

Web TV