Vra*u burrin me sqepar, dënohet me 14 vite burg nëna e 10 fëmijëve në Kurbin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me 14 vite burg është dënuar Drane Deda nëna e 10 fëmijëve në Kurbin e cila vrau burrin e saj Llesh Deda duke e goditur me sqepar në kokë në 6 nëntor të 2020.

Draja ka treguar se ditën kur ka ndodhur krimi në mesnatë nuk kanë pasur konflikte me bashkëshortin, por e ka qëlluar me sqepar në momente trishtimi dhe mërzitje, pasi sipas saj ia kishte nxirë jetën. Drania i tha policëve se e ka goditur me sqepar në kokë, kur Lleshi ishte duke fjetur gjumë në krevat, pasi herë të tjera ka pasur konflikte. Këto konflikte asnjëherë nuk i ka raportuar në polici, pasi sipas saj Lleshi, pinte alkool dhe e ka trajtuar keq.

Si pasojë e goditjes burri mori plagë serioze dhe gjeti vdekjen pak ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë. Referuar dosjes hetimore thuhet se në momentin e ngjarjes, çifti i bashkëshorteve kanë qenë të vetëm në banese dhe para ngjarjes kanë debatuar me njëri tjetrin, pasi burri e dhunonte vazhdimisht gruan.

E dorëzuar në polici pasi kreu krimin Drane Deda ka shfaqur pendesë për krimin të cilin deklaroi se e kishte kryer në gjaknxehtësi e sipër. Çifti i bashkëshorteve me origjinë nga Mirdita kishin pasur konflikte të vazhdueshme.

Të fundit

A do të prishen tetë kate që janë ndërtuar më tepër te gradaçela te sheshi Skënderbej?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante "nëse do të prishen tetë katet te gradaçela në sheshin...

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

Një copëz e rrallë e Marsit, e zbuluar dy vite më parë në Niger të Afrikës Perëndimore, është shitur muajin e kaluar në një...

1793 Paris, Francë – Hapet zyrtarisht Luvri, muzeu me mbi 380,000 objekte

Më 10 gusht 1793, gjatë trazirave të Revolucionit Francez, u hap për herë të parë për publikun Musée du Louvre – muzeu më i...

Sa ndikon Melania Trump në vendimet e bashkëshortit të saj, Donald Trump?

Me presidentin Donald Trump që pritet të zhvillojë vizitën e tij të dytë shtetërore në Britani në mesin e shtatorit, vëmendja e mediave nuk...

Shpërthen në flakë rafineria ruse e naftës, dronët ukrainas ndërmarrin sulmin e radhës

Dronët ukrainas kanë vënë në shënjestër një tjetër rafineri të madhe nafte në Rusi, e cila furnizonte makinerinë e luftës së Putin. Këtë herë, në...

Lajme të tjera

Web TV