Ndiqen penalisht vjehrri dhe vjehrra që kapën nusen në shtrat me dashnorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vjehrri dhe vjehrra e nuses e cila u kap në shtrat me të dashurin e saj kanë përfunduar duke u ndjekur penalisht nga Policia pas dhunës së ushtruar ndaj të resë në videon e shpërndarë nga ata për mediat.

23-vjeçarja nga fshati Togëz i Librazhdit është dhunuar nga vjehrrit e saj dhe sipas informacioneve, këta të fundit i kanë rruar kokën.

Më parë u raportua se reja përfundoi në psikiatri në gjendje të rënduar psikologjike në tentativë për t’i dhënë fund jetës.

E reja ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje nga Policia e Shtetit. Bashkëshorti i saj është emigrantë në Londër dhe sipas burimeve të pakonfirmuara kjo ishte hera e dytë që familja e burrit e kapte nusen me të dashurin.

Mediat shkruajnë se e reja e ka shtëpinë në emrin e saj dhe kjo është arsyeja pse nuk ikën. Ajo thotë se janë vjehrria e saj që duhet të largohen pasi kur ajo dhe bashkëshorti i saj janë martuar, babai i saj ka dhënë paratë për të ndërtuar shtëpinë.

23-vjeçarja thuhet se tashmë ndodhet në shtëpinë e prindërve në Gizavesh të Librazhdit.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV