E gjithë Shqipëria në videon e nuses me dashnorin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mentor Kikia

Besoj e dini se prej dy ditësh lajmi, apo videoja më e shikuar në Shqipëri, është një ajo e nuses nga Librazhdi që e kapi vjehrra me  dashnorin. Mediat online kishin thuajse të gjitha të njëjtët tituj:

“Vjehrri dhe vjehrra kapin ‘mat’ në krevat nusen e djalit me dashnorin”

“Vjehrri ‘kap mat’ nusen e djalit me dashnorin”

“Vjehrra kapin “mat” nusen e djalit me dashnorin në krevat”

Nuk ka një material më të koncentruar që të tregojë të gjithë Shqipërinë, shoqërinë tonë, në një kohë kaq të shkurtër, në vetëm 42 sekonda.

Në fakt çfarë ka ndodhur?

Djemtë shkojnë në emigrim. Ata vijnë, martohen, lënë gratë shtazëna dhe ikin sërish. Vijnë, ikin, vijnë, ikin…herë njëherë në vit e herë më shumë. Kur vijnë, ndodh që gjejnë ndonjë fëmijë që nuk u del në llogari, ose dëgjojnë thashethemet e fisit dhe lagjes, se çfarë ka bërë gruaja kur ai nuk ka qenë në shtëpi. Dhe atëherë ai merr pushkën, vret gruan, dashnorin(apo atë të supozuarin), edhe fëmijën dhe veten në ndonjë rast.

Ka një mori krimesh që kanë për burim pikërisht këtë plagë të madhe sociale e morale. Kjo është Shqipëria, ajo ku jetesa është ende e varur në masë dërrmuese nga paratë e emigrimit.

Shpenzova pak kohë të shikojna qendrimet e njerëzve mbi këtë ngjarje, të atyre që përbëjnë shoqërinë, atyre që janë edhe prokurorë, edhe gjykatës, edhe përmbarues vendimesh në të tilla raste. Ca akuzojnë gruan se nuk i ruan nderim burrit, ndërsa ai punopn në kurbet. Të tjerë që akuzojnë burrin që ikën dhe gruan e lë vetëm, dhe atje kushedi se çfarë bën, ndërsa gruaja është njeri dhe ka nevojë edhe për burrin. Të tjerë që akuzojnë vjehrrin e vjehrrën që dhunuan nusen, e të tjerë që i japin të drejtë vjehrrës që mbron nderin e djalit nga nusja e përdalë…

Lexo edhe :  Martesa në kohën e emigracionit, një sport ekstrem i rrezikshëm 

Të gjithë duket sikur kanë të drejtë.

Në këtë rast, vjehrra dhe vjehrri u kujdesën që tradhëtia të mos mbetej në kuadër fjalësh, por të dokumentohej, me dëshmitarë dhe me prova filmike, që nusja të mos kishte nga të luante. Dhe kjo është pjesa tjetër e shoqërisë shqiptare që gjendet në këtë video. Injoranca masive. Mendojeni pak skenën: Vjehrra me telefon që filmon për tia dërguar videon djalit, por pastaj ndërron mendje dhe ia dërgon më parë mediave online. Fisi i burrit që thërritet të jetë dëshmitar dhe mësyn në dhomën e mëkatit duke ulëritur. Mediat që publikojnë videon dhe pastaj i bëjnë thirrje policisë që të mbrojë nusen.

Çfarë drame në 42 sekonda.

Në fare pak kohë është drama e një populli, ku shfaqet varfëria ekonomike, që detyron burrat të emigrojnë për të mbajtuar familjen dhe ku gratë duhet të presin tek dera kur burri të kthehet.

Shfaqet plaga sociale e shktërrimit të familjes dhe njeriut, në të gjitha dimensionet.

Shfaqet injoranca masive e atyre që ishin në vendin e “skenës së krimit” dhe atyre që dalldisen për të parë një video me seks.

Shfaqet mungesa e profesionalizmit të mediave që lëshohen pas një vdeoje si skifterët e uritur pas një zogu të ngordhur.

Në vetëm 42 shekonda shfaqet një shoqëri e tërë, e degraduar deri në palcë.

Të fundit

“Uli Hoeness duhet të largohet urgjentisht nga Bayern”

Sipas legjendës së trajningut, Felix Magath, Bayern ka një problem shumë serioz. Sipas tij, problemi është lidershipi. "Nuk kuptohen detyrat...

Videoja e vulosi, Policia e Korçës pezullon efektivin e Qafë-Thanës pas denoncimit

Qytetari denoncoi me një video policin e Pikës Kufitare të Qaafë Thanës, Drejtoria e Policisë Korçë e pezullon nga detyra. Lajmi u konfirmua ditën e...

I shpallur në kërkim nga Zvicra, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Mërgim Bruti 25 vjeç është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave...

Trump befason: Joe Biden nuk e lejoi Ukrainën të sulmonte Rusinë

Në mesazhin e sotëm në platformën Truth Social, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se “është shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh...

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Orikum

Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident automobilistik. Dy mjete janë përplasur si pasojë e një parakalimi të gabuar, duke...

Lajme të tjera

Web TV