Përfundon votimi në Këshillin Kombëtar, ja kur nis numërimi elektronik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfundon procesi i votimit për anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Mësohet se numërimi elektronik i votave do të nisë në orën 13.30, ku çdo votë do të transmetohet live.

PROCESI I VOTIMIT
Pas fjalimeve që zgjatën rreth 30 minuta, Këshilli Kombëtar i PD-së, nisi procesin e votimit për kryesinë e re, ku anëtarët votuan të gjithë.

Nga 47 kandidatë që janë në fletën e votimit do të zgjidhen 20 anëtarë, 6 zonja dhe 14 zotrinj.

 

 

Siç bëri të ditur edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të gjithë anëtarët do të kenë nga 2 fletë votimi, një me listën e zonjave ku duhet të zgjedhin jo më shumë se 6 dhe një me listën e kandidatëve meshkuj ku duhet të zgjedhin jo më shumë se 14.

Në përfundim të votimit, numërimi i votave do të bëhet elektronik.

***

Demokratët kanë nisur Këshillin Kombëtar. Mbledhja nisi rreth orës 11:00, ku PD do të zgjedhë Kryesinë e saj të re.

Sipas axhendës, do të jetë kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ai që do të mbajë fjalën i pari dhe fill pas tij kryedemokrati Sali Berisha, ndërsa menjëherë pas këtij momenti do të nisë votimi.

Paraprakisht çdo anëtar i Këshillit Kombëtar do të firmosë manualisht dhe elektronikisht për prezencën e tij në mbledhje, ndërsa numërimi do të jetë elektronik

 

Pas shfaqjes në ekran, çdo votë do të kalojë në kohë reale në tabelën përmbledhëse nga ku do të mësohen emrat fitues të anëtarëve të rinj të Kryesisë së Partisë Demokratike.

Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Rithemelimit u miratua lista me 47 kandidatët e Sali Berishës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në listën e miratuar në mbledhjen e drejtuar nga kreu i PD, Sali Berisha, shihet se janë rikthyer disa prej emrave të njohur demokratë, si Jozefina Topalli, Genc Pollo, Arben Imami apo Bujar Nishani, por nuk mungojnë edhe emra të rinj.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV