“Jorganin për një plesht s’e djeg”/ Veliaj: Duka nuk është armiku im!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj foli për organizimin e “Uefa Conference League” në Tiranë.

Veliaj ka folur në lidhje me organizimin e finales së Konferencë Ligës dhe përshtypjet e bilancet tashmë kur ky eveniment ka mbaruar.

Ai ka zbuluar se frika për përplasje në një kryeqytet të vogël ku tifozeritë e të dy skuadrave ishin shumë pranë njëra tjetrës ka qenë e madhe.

“Së pari doli ajo që parashikohej as nuk u anulua as nuk shkoi në Athinë apo Beograd. Kushdo që vë bast kundër Shqipërisë e ka të humbur. Ne do ecim përpara. U ndjeva mirë që tifozët ngelën të kënaqur. Besoj që nëse ne vetë nuk flasim mirë për vendin tonë, unë jam vetë kritiku më i madh, por a ka bërë ky vend progres?

Ky vend nuk është perfekt por ka bërë progres. Tirana, policia doli faqebardhë. Policia ka gjurmuar në bashkëpunim me atë holandeze e romane tifozët që kishin blerë tela, thika, dara në markete. Merremi me majën e ajsbergut dhe nuk tregojmë mirënjohje. Tirana doli që ishte më e pastër se Roma”, është shprehur ai.

Si ishin orët kur pamë emocionet shumëngjyrëshe, përplasje mes tifozëve dhe policisë?

“Besoja që konflikti do të ishte shumë herë më i madh, pak orë më vonë do të ketë një ndeshje në Paris.

Parisi fan zonat i kishte 13 dhe 17 km larg stadiumit. As qyteti nuk kishte dekor dhe as nuk ishin përgatitur për ndeshjen. Tirana ku pritshmëritë nuk ishin të larta, ia tejkaloi Shkupit, Krybashkiaku i Shkupit më tha që nuk kemi bërë as 1 të 100 e Tiranës.
Këtu bëhet një derbi klasik i kryeqytetit dhe ka konflikt, ndaj frika ishte e madhe.

Ne e kemi vuajtur inferioritetin ndaj të huajve. Tani kemi një polici që nuk pyet se nga je por nëse bën gabime deportohesh. Rrugaçët e deportuar ishin çlirim nga kompleksi i inferioritetit.

Lexo edhe :  Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Me dinjitet dhe pa modesti, jemi kryeqytet europian. Kemi ngritur një stekë por duhet ta mbajmë.”

U vu re se kryeqyteti ishte i pastër edhe gjatë atyre 48 orëve, si ia dolët?

“Kemi një mori heronjsh që nuk veshin pelerina. Hero është çdo polic dhe shumë prej tyre, edhe në Roterdam pati 78 të arrestuar, më shumë pra edhe se në Tiranë. Dhuna që është monopol i policisë, shkopi i gomës, arrestimi, janë monopol i shtetit, fakti që kishim më shumë policë të dëmtuar, është që deri në fund policia ishte e rezervuar në përdorimin e dhunës.

Edhe qytetarët ishin heronj. Pastruesit e Tiranës bënë një punë që unë i përulem. Qytetarët nuk gjetën një pikë pluhur dmth që arritëm nivelin e dinjitetit urban. Ai komentoi edhe përplasjet që morën vëmendjen e opinionin publik mes tij dhe Armand Dukës.”

Kryebashkiaku Veliaj tha se nuk e sheh Dukën si armik, por qëllimi i tij ishte të jepte një mesazh që zgjedhjet nuk mund të vidhen.

“Zoti Duka nuk është armiku im, por a janë gjërat më mirë, këtë duhet të shohim. Unë thashë se jorganin për një plesht nuk e djeg. Lojërat me sherifë që luhen në Shqipëri për të mbijetuar janë bërë pak bajatë., Ai nuk është armiku im por beteja për emancipim vazhdon. Jam i kënaqur që fitova betejën në Tiranë, absolutisht , unë doja të jepja mesazh. Betejën për Tiranën e fitova, Gjykata më dha të drejtë. Dua që sa kohë e drejtoj këtë qytet, pavarësisht ku është forumi ku bëhen zgjedhjet , ato të mos vidhet”, tha Veliaj.

Të fundit

Vizita e Ramës në Bashkinë e Vlorës, kërkon dorëheqjen e nënkryetarëve

Kryeministri Edi Rama kërkoi shkarkimin e nëndrejtorëve dhe disa drejtorëve në Bashkinë e Vlorës, gjatë vizitës që bëri në...

Avokati çon katër gomerë para Kuvendit: Simbolizojnë kryeneçësinë

Avokati Arianit Koci, po proteston para Kuvendit të Kosovës, sot në një mënyrë të pazakontë. Koçi ka dërguar në ambientet e jashtme të Parlamentit katër...

3 Korrik 1962: Lindja e Tom Cruise, një yll i kinemasë botërore

Më 3 korrik 1962, në Syracuse të Nju Jorkut, lindi Thomas Cruise Mapother IV, i njohur botërisht si Tom Cruise – një nga aktorët...

Opozita kundër Ramës për mbylljen e AKU: Një goditje e rëndë

Opozita ka kundërshtuar kryeministrin Edi Rama, për mbylljen e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) “Mbyllja e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) nga qeveria Rama përbën...

Cristiano Ronaldo reagon pas ndarjes nga jeta të Diogo Jota: “Nuk ka më kuptim…”

Lajmi tragjik i vdekjes së Diogo Jotës, sulmuesit portugez të Liverpoolit, vetëm 28 vjeç në një aksident me makinë në Spanjë ka tronditur botën...

Lajme të tjera

Web TV