Topalli prek me fjalët për Nishanin, kujton takimin me të shumë vite më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, shpreh ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani, në moshën 56-vjeçare.

Në një mesazh në “Facebook”, Topalli thekson se Nishani ka një histori të veçantë njerëzore dhe pollitike, ndërsa kujton edhe një takim me të shumë vite më parë.

Topalli shprehet se është takuar me Nishanin, para se ai të bënte një operacion të vështirë dhe ku askush nuk e dinte si do të shkonte.

Mesazhi i Topallit:

Lamtumire President Nishani!
Bujar Nishani ka nje histori te vecante njerezore dhe politike. Pak njerez ne politike kane patur aq poste te rendesishme dhe te kene dalur nga to me respekt e dinjitet.
Edhe ne jeten personale ka kaluar sfida jo te vogla duke u perballur me jeten.
Kujtoj ,shume vite me pare, kur u takuam para se te bente nje operacion te veshtire. Askush nuk e dinte si do shkonte. Operacioni ishte teper delikat, por ai edhe ne ate situate fliste me qetesi dhe vetekontroll.
Shpresova se do ia dilte edhe kesaj here.
Me pikellim te madh shpreh ngushellimet me te thella per Odeten, femijet e familjen e tij me te gjere,per miqte dhe bashkepunetoret e tij!
Bujar Nishani i ka bere nder familjes, vendit dhe Partise Demokratike!
Pushofsh ne paqe mik!

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV