Lajmi i fundit/ Rriten çmimet e karburanteve, ja vendimi i Bordit të Transparencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bordi i Transparencës në datë 1 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 248 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 236 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 244 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 232 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Të fundit

Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

SHBA mban deri tani pjesën më të madhe të kostos së financimit të NATO-s, një aleancë ushtarake që bashkon 32 vende. Dhe siguria...

Traditat gojore/ Si e kaluan të lashtët gjithçka përmendësh?

Të lashtët dhanë përmendësh tekste prej 28,000 vargjesh si Iliada dhe Odisea . Mashtrimi? Nuk i mësuan fjalë për fjalë, por si këngë, falë...

Tarifave të Trump nuk iu shpëtojnë as domatet e Meksikës

Administrata e ish-presidentit Donald Trump ka vendosur tarifa doganore prej 20.9% ndaj shumicës së importeve të domateve nga Meksika, duke filluar nga data 14...

Konferenca e Katërt Ndërqeveritare/ Spiropali: Hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE

“Çelja e negociatave për grupkapitullin “Tregu i Brendshëm” është një tjetër hap frymëzues për Shqipërinë 2030 në BE. Përgëzoj pjesëtarët e ekipit negociator, institucionet dhe...

Perez u premton lojtarëve një bonus “që do ta mbajnë mend gjatë” nëse kalojnë Arsenalin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka premtuar një bonus të jashtëzakonshëm për futbollistët nëse arrijnë të përmbysin Arsenalin dhe të kualifikohen në gjysmëfinale...

Lajme të tjera

Web TV