LAJM I FUNDIT/ E rëndë në Dhërmi, bie nga kati i tretë i hotelit turisti 21-vjeçar

Dhërmi/Informacion paraprak

Më datë 01.06.2022, rreth orës 19:40, në Dhërmi, ka rënë nga kati i tretë i një hoteli shtetasi anglez Z. C., rreth 21 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Shtetasi Z. C., ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vijon…