Shkëlqimi dhe mjerimi i…diplomës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Shpëtim Luku

Dikur diploma ishte status, prestigj, hierarki, karrierë, vend pune i sigurtë. Ishte pra një dokument plot shkëlqim që presupozonte dije, shkolle e mbaruar përmes kërkesës reale të llogarisë nga ana pedagogëve, me ndërhyrje minimale nga “jashtë” për të siguruar ndonjë tolerim pedagogu. Ishte një dokument që simbolizonte vuajtje, sakrifica, investim për një perspektivë afatgjatë. Pak a shumë në të përmblidhej ai proverbi: rrënjët e dijes janë të hidhura, por frutat e saj janë të ëmbla.
Kurse prej shumë vitesh përjetojmë degradimin e saj. Shumë prej “universiteteve” privatë iu ndryshuan destinacionin një mase të madhe të të rinjve. Tjetër rrugë duhet të ndiqnin ata e tjetër rrugë morën prej iluzioneve që iu krijuan universitetet private kioska. Ndërkohë, sigurimi i një diplome të tillë nga militantë partie kishte vlerën e eleminimit në mënyrë formale të një barriere ligjore për të filluar punë në administratën publike. Mirëpo kjo krijoi modelin, të cilin e përqafuan një mase e madhe prindërish dhe fëmijëve të tyre. Duke ndjekur këtë model u prodhuan kontigjente të tërë të rinjsh me diploma pa asnjë vlerë, por që sot përjetojnë emocionet negative të një të diplomuari të zhgënjyer që nuk po çan dot. Është proverbiale përgjigja që i ktheu të motrës një personazh i njohur publik, kur ajo i kërkoi ndihmë për punësim të djalit të saj, pas mbarimit të një universiteti privat, tashmë të mbyllur. “Pse, vërtet të gënjen mendja se djali yt është diplomuar?! Ti thjesht ke paguar para që djali yt të shkojë nja 3 vjet në Tiranë, të rrijë nëpër kafe e të hapë sytë për femra”.
Për të ardhur tek aspekti i fundit i degradimit të ligjëruar të diplomës, ku në degë të caktuara do të pranohen të rinj edhe me mesatare 6.5. Se çfarë i diplomuari mund të jetë një i ri me këtë mesatare në shkollë të mesme mbetet ta verifikojmë në të ardhmen. Por ama ska se si të mos na vijë ndërmen ajo barcaleta e hidhur për persona të caktuar të kësaj kategorie: sikur ta dija që shkolla e lartë paska qenë kaq e lehtë, kisha bërë edhe të mesmen.

Të fundit

“Serbia do kishte ardhur deri në Drin nëse nuk do ishte fortifikuar veriu”

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një...

Golem, dy ‘jet ski’ përplasen në det, një person i plagosur

Dy mjete lundruese të tipit Jet Ski janë përplasur në det, rreth 800 metra larg bregut, në zonën e quajtur “Manhatan”, Kavajë. Sipas informacionit paraprak,...

Shqipëria është ‘tokë e zanun’ e politikës

ALBAN DACI - Nëse doni të ndërtoni Shtetin e së Drejtës dhe demokracinë luftoni e mundni bajraktarizmin në çdo formë të shoqërisë duke përfshirë...

Jannik Sinner përmbys Carlos Alcaraz, italiani i parë që fiton Wimbledon

Jannik Sinner është fituesi i Wimbledon për vitin 2025. Numri një i botës fitoi me përmbysje 3-1 (4-6, 6-4, 6-4, 6-4) me sete kundër...

Alfred Moisiu ngre shqetësimin: Ka rënë patriotizmi

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka ngritur alarmin për rënien e ndjenjës së patriotizmit dhe mungesën e kontrollit ndaj pushtetarëve. Në një intervistë për...

Lajme të tjera

Web TV