“DigitAlb-it i janë grabitur 32 mln euro”, Top Channel: Ja pse po na sulmojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se Top Channel ka zgjedhur Gazetën Shqip, e njohur si pjesë e Top Medias, për t’ju përgjigjur disa akuzave dhe sulmeve që janë publikuar së fundmi ndaj kësaj kompanie, por edhe drejtorit të Përgjithshëm, Ben Blushi.

Në disa portale janë publikuar informacione, sipas të cilave, Blushi është aksioner në incineratorin e Elbasanit apo se ka blerë edhe aksione të kompanisë Lori Caffe. Këto pretendime janë publikuar me shpejtësi edhe në profilin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pas këtyre shkrimeve, është publikuar sot në Gazetën Shqip artikulli “Pse po sulmohet Top Channel?” Aty akuzohen katër persona se po sponsorizojnë shkrime në portale kundër Top Channel-it: Sali Berisha (ish-kryeministër), Aleksandër Frangaj (pronar i Tv Klan), Alban Jaho (ish-administrator i DigitAlb) dhe Albert Sino (aksioner në Top Channel).

Në shkrim ka disa akuza ndaj të katër personave dhe secili akuzohet për një arsye të ndryshme.

Sipas Shqip, akuzat dhe sulmet e ish-kryeministrit Berisha filluan pas publikimit të dokumentarit “Haklajt e Tropojës” në Top Channel. Ndërsa Frangaj, sipas asaj që shkruhet në Shqip, sulmon për shkak të konkurrencës dhe sepse nuk po arrin dot të rikthejë Tv Klan në Digitalb.

Sa i përket Alban Jahos, shkruhet se, ish-administratori i Digitalb është kallëzuar penalisht për keqmenaxhimin e kompanisë, të cilës, sipas Shqip, i është shkaktuar një dëm prej 32 milionë eurosh.

Ndërsa Albert Sino, pretendohet në shkrim, financon 4 portale për sulme për shkak se i është kërkuar t’i kthejë familjes Hoxha aksionet e Top Channel, të dhuruara përkohësisht nga i ndjeri Dritan Hoxha.

Shkrimi i plotë i botuar në Gazetën Shqip

Prej disa ditësh, disa portale të pozicionuara kryesisht afër Sali Berishës, kanë nisur një fushatë agresive sulmi, me një seri shkrimesh ndaj Top Channel dhe drejtuesve të saj. Portalet janë të njohura për traditën e tyre të shpifjes, pasi një pjesë e tyre janë në procese gjyqësore të panumërta nga qytetarë dhe biznese të ndryshme.

Vetë, Top Channel ka paditur për shpifje 3 prej këtyre portaleve. Ne nuk do t’i kishim kushtuar kaq shumë rëndësi, disa shkrimeve të porositura dhe të paguara, por në respekt të audiencës, sot do të sqarojmë opinionin publik se kush qendron pas këtyre sulmeve të porositura.

Personi i parë që frymëzon këto sulme është Sali Berisha. I gjithë sulmi nisi pas emisionit të Top Story-t, për “Haklajt e Tropojës”, ku nëpërmjet intervistave solli dëshmi, se në disa raste, me nxitjen direkte dhe indirekte të Sali Berishës, në Tropojë janë vrarë mbi 150 persona. Natyrisht, Saliu ka edhe inatet e dhëndërit të vet Jamarbër Malltezi, ku ditët e fundit është akuzuar me prova të pakundërshtuara as vet nga ai, se është aksioner i një kompleksi pallatesh me vlerë 20 milionë euro. Këtë leje ndërtimi, Malltezi e ka përfituar nën ndikimin e pushtetit të vjehrrit të tij.

Lexo edhe :  “S'kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi“/ Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit

Dhe menjëherë pas kësaj, nisën sulmet të porositura dhe të paguara ndaj Top Channel dhe drejtuesve të saj. Nëse vini re, çdo shkrim të publikuar kundër Top Channel, ish kryeministri Sali Berisha e nxjerr në profilin e tij në facebook.

Gjithashtu Berisha prej kohësh është përfshirë në problemet e brendshme të Top Channel, duke marrë një pozicion që nuk i takon dhe që ul figurën e tij si ish Kryeministër. Berisha është shqetësuar për daljen e TV Klan nga DigitAlb, për shkarkimin e Alban Jahos dhe për gjyqin e Top Channel. Për këto çështje, Berisha ka postuar vazhdimisht statuse kundër Top Channel.

Personi i dytë që paguan portalet për të sulmuar, është Aleksandër Frangaj, pronari i TV Klan. Kjo për disa arsye. E para për shkak të konkurrencës mes dy televizioneve. E dyta për shkak të një naiviteti tregtar, Frangaj doli nga DigitAlb, fakt të cilin nuk po e kapërdin dot akoma. Kjo i ka shkaktuar humbje të konsiderueshe, në audiencë, reklama dhe të ardhura. E treta, Frangaj ka rreth 1.5 % të DigitAlb, dhe mendon se përmes tyre do të rikthehet në DigitAlb, duke e futur TV Klan sërish aty si klient.

Personi i tretë që sponsorizon sulmet ndaj Top Channel është Alban Jaho, ish Administrator i DigitAlb. Ky ishte mik me të ndjerin, z. Dritan Hoxha, i cili i fali edhe 3% të aksioneve në DigitAlb. Por çfarë bëri Jaho? Ai nisi grabitjen e kësaj prone në mënyrën më barbare të mundshme. Miliona euro janë zbuluar si shpërdorime nga Alban Jaho, në cilësinë e Administratorit. Për këto shkelje ka disa kallëzime penale nga pronarët e DigitAlb, të cilët pretendojnë se me ndihmën e Alban Jahos dhe bashkëpunimin e disa personave të tjerë, nga DigitAlb janë grabitur 32 milionë euro, dosje e cila është në dyert e SPAK-ut. Me paratë që Jaho vodhi nga DigitAlb, tani po paguan portalet kundër Top Channel dhe drejtuesve të saj.

Personi i katërt që financon të paktën 4 portale, është Albert Sino. Edhe ky ishte miku i z. Dritan Hoxha, pronarit të Top Channel. Për shkak të sulmeve represive të Berishës dhe një ligji absurd që nuk lejonte një njeri të vetëm të kishte 100 % një media, z. Hoxha ia dha përkohësisht në mirëbesim disa aksione të Top Channel Albert Sinos. Pas vdekjes së z. Hoxha, Albert Sino, në mënyrë të paturpshme, refuzoi t’ia kthejë familjes Hoxha.

Njësoj si Jaho, edhe Sino me Berishën janë kthyer në çetën e maskave që duan të grabisin televizionin më të madh në Shqipëri, Top Channel. Por, gjithashtu, shumë shpejt publikut shqiptar do t’i serviret me detaje një raport tronditës mbi të gjitha abuzimet që i janë bërë DigitAlb-it, nën drejtimin e këtij grupi.

Të fundit

Ambasadori shqiptar flet pas ceremonisë së Tump: Presim të vijojmë punën mes dy vendeve

Donald Tramp u betua sot më 20 Janar si Presidenti i 47-të amerikan dhe lista e të ftuarve ka...

VIDEO/ Moment komik gjatë betimit të Trump, kapelja e Melanias pengon puthjen

Donald Trump u betua si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, por një video e bërë virale ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve,...

20-vjeçari shqiptar dhunon dhe kërcënon ish-të fejuarën, godet policët me shkelma

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Lucca, Itali, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar ish të fejuarën e tij në një akt hakmarrjeje për ndarjen. Ngjarja...

Zelensky uron Trumpin pas inaugurimit: Nën udhëheqjen tënde, presim një paqe afatgjatë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përgëzuar presidentin e sapo betuar të SHBA-ve, Donald Trump për mandatin e tij të dytë në krye të Shtëpisë...

Nuk ndalen sherret në BBV, Rozana debaton me Valbonën: Ik fut ndonjë treshe në sherr

Dita e sotme ka nisur me sherr mes Rozanës dhe Valbonës, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Teksa këngëtarja po bënte grimin aty...

Lajme të tjera

Web TV