Socialistët nga e gjithë bota në Tiranë, Veliaj: Do vazhdojmë progresin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste po përgatitet për të fituar mandatin e tretë për Bashkinë e Tiranës. Kështu deklaroi Kryetari i Bashkisë Socialiste Erion Veliaj gjatë takimit me të rinjve socialistë të ardhur nga e gjithë bota në Tiranë.

“Po përgatitemi për betejën e mandatit të tretë në Tiranë, por patjetër edhe për të vazhduar progresin që kemi nisur. Ne e fillojmë fushatën për zgjedhjet e ardhshme në ditën kur sapo shpallet rezultati i zgjedhjeve të fundit. Kjo është arsyeja pse kemi filluar riorganizimin tonë që vjet sepse besojmë se vetëm një parti, që është në fushatë të vazhdueshme, në mënyrë të pandërprerë, është një parti që mund të ruajë hapin e kohës”, tha Veliaj, i cili është njëherësh edhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se PS e merr shumë seriozisht çështjen e të rinjve dhe ajo i ka besuar shumë të rinjve dhe të rejave detyra të rëndësishme përfaqësimi. Ai shtoi se të rinjtë s’mund të trajtohen si ‘garnityrë’ për të duartrokitur liderin në fushatë.“Të rinjtë nuk janë dekor, por për PS ata janë substance”, tha Veliaj.

Nisur nga zhvillimet e fundit në Ukrainë, Veliaj nënvizoi se socialistët kudo në rajon dhe në botë do të duhet të jenë më solidarë.

“Pyetja tjetër është: çfarë po bëjnë të rinjtë socialistë kudo në botë, me atë që po ndodh në Ukrainë? A jemi të gjithë solidarë? Më rezulton se edhe brenda rajonit tonë, dy nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë zero sanksione ndaj Rusisë. Si mundet të kemi ambicien për të qenë anëtarë të Bashkimit Europian dhe brenda rajonit tonë kemi dy vende, që nuk kanë asnjë sanksion me Rusinë?”, shtoi ai.

Lexo edhe :  Media e njohur gjermane: Shqipëria e para në Europë me rritjen më të shpejtë të turizmit

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri nënvizoi se PS është shembulli i përfshirjes së të rinjve në qeverisjen e vendit.

“PS është një nga shembujt se si i kemi përfshirë më shumë të rinjtë në qeverisjen e vendit. Qoftë në nivelet më të arta të qeverisjes, qoftë në parti, qoftë në nivelin lokal apo në qeverisjen qendrore. Pse jo për të reflektuar shpirtin që kanë të rinjtë, por dhe shumë nga idetë dhe nevojat që kanë brezat e rinj me qëllim që politika të jetë sa më aktuale për ju Nuk është çështja vetëm e numrave për t’u parë si numra. Por pa të rinjtë, nuk ka një të ardhme një vend. Praktikisht, e ardhmja e një vendi përcaktohet nga ajo çka bën për brezin e sotëm. Nuk jemi ne që t’ju tregojmë se çfarë do të jetë e ardhmja. Kush është ai që e parashikon të ardhmen? Të ardhmen duhet ta parashikoni vetë. Ne duhet t’ju krijojmë kushtet që ju të punoni vetë për të ardhmen tuaj””, tha Gjiknuri.

Ai u bëri apel të rinjve që të bëhen pjesë e aktivizmit politik si një mënyrë për të vendosur vetë për fatet e tyre.

Të fundit

Topalli me shqiptarët e Bremenit: Në 11 maj të hapim një kapitull të ri për Shqipërinë

Drejtuesja politike e PD për diasporën, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Bremenit, në Gjermani. Duke publikuar...

Panelet diellore/ Hapen aplikimet për abonentët familjarë

Hapen aplikimet për abonentët familjarë për vendosjen e paneleve diellore. Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila...

Zgjedhjet e 11 majit, Tom Doshi fut PSD-në në garë, ja dokumenti zyrtar

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Tom Doshi është regjistruar në KQZ ditën e sotme për garën elektorale të 11 Majit. Kërkesa është depozituar ditën...

Zbulohet shkaku i vdekjes së të miturit në Shkodër, në gjendje të rëndë e motra

Eshte zbuluar shkaku i ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën në spital, ndërsa motra e tij 6-vjeçare ndodhet në...

Pse disa njerëz i mbajnë mend ëndrrat dhe të tjerët jo?

Nuk ka gjë të tillë si gjumë pa ëndrra: ne të gjithë ëndërrojmë, por disa prej nesh kujtojnë çdo detaj kur zgjohemi, të tjerë...

Lajme të tjera

Web TV