Shakira konfirmon se i ka dhënë fund lidhjes 11-vjeçare me Pique

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique kanë njoftuar ndarjen.

Këngëtarja kolumbiane, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.

Në deklaratën e Shakirës thuhet: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”

Çifti ishin në një lidhje që nga viti 2011, ndërsa dyshja ishin takuar gjatë xhirimit të videoklipit për këngën e saj të Kupës së Botës Waka Waka në 2010. Edhe pse nuk u martuan kurrë, Sharika dhe Gerard mirëpritën dy djem, Milanin dhe Sashan, gjatë lidhjes së tyre.

Megjithëse në deklaratën e saj këngëtarja nuk dha një arsye specifike për vendimin e ndarjes, ditët e fundit u raportua nga mediat spanjolle se çifti janë në krizë, madje shkak për këtë mësohet të jetë tradhtia e futbollistit.

Artikulli i publikuar nga gazetari Emilio Pérez de Rozas në ‘El Periódico’ bëri menjëherë xhiron e rrjetit dhe u shpërnda në të gjitha mediat botërore, madje u bë e ditur se këngëtarja dhe futbollisti nuk e kalojnë më natën nën të njëjtën çati.

Së fundmi revista “Hello” raportoi se Shakira ka pësuar një krizë të fortë të shtunën e kaluar. Këngëtarja është dashur të trajtohet nga shërbimet mjekësore dhe është transferuar me ambulancë në klinikën Teknon në Barcelonë.

Një dëshmitar i ngjarjes tha për revistën se kolumbianja përfundoi në spital si pasojë e një sulmi ankthi.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV