Dita e Mjedisit, Tirana prezanton teknologjinë e re për mbetjet, Veliaj: Histori suksesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë, Tirana do të përdorë një teknologji të re për grumbullimin dhe diferencimin e mbetjeve. Mbetjet nuk do të hidhen më në koshat ku jemi mësuar deri më tani, por në kontejnerë nëntokësorë, të cilët nuk krijojnë papastërti përreth tyre dhe shmangin aromat e këqija, sidomos në verë.

Kjo mënyrë e re e mbledhjes së mbeturinave që do të pilotohet fillimisht në disa pika të Tiranës, do të shtrihet më pas edhe në zona të tjera.

Prezantimi i teknologjisë së re u bë në prani të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorit italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci. Kryebashkiaku Veliaj tha se koha tregoi që krijimi i “Eco Tirana”, një bashkëpunim midis Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Veronës, e më vonë edhe Viçencës, është një nga historitë e suksesit në menaxhimin publik.

“Historia më e madhe e suksesit në menaxhimin publik ishte partneriteti që bëmë me Veronën. Tani na është bashkuar edhe Bashkia e Viçencës. Në fillim pati kundërshti, dikush shkruante në portale se ‘po na marrin punën’, por qartazi tani puna bëhet më mirë dhe më lirë”, tha Veliaj.

Ai kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për suksesin e nismës së re, pasi është e nevojshme edhe një mentalitet i ri.

“Sot ka njerëz, të cilët e kanë drejtuar këtë vend, ish president dhe ish kryeministër që thonë “janë mafiozë këta të Romës, mafiozë këta të Viçencës, edhe këta të Butrintit”. Po si mund të vijnë investitorët kur ti dëgjon një ish president dhe ish kryeministër, i cili sot është shpallur ‘non grata’, që i vë emrin ‘mafioz’ kujtdo që i prish interesin?Një vend normal nuk funksionon kështu. Ndaj, përpara se të pastrojmë rrugët e asfaltit të Tiranës, duhet të pastrojmë njëherë rrugët e logjikës tonë, të bëhemi njerëz perëndimorë; nëse kanë diçka, le të shkojnë t’i denoncojnë – a thua se i zgjidhën këta non-gratat problemet e tyre këtu dhe tani po merren edhe me hallet e Veronës dhe Viçencës! Kjo çmenduri duhet të ndalojë, nëse duam të jemi një vend i hapur, nëse duam të jemi një vend që i mirëpret sipërmarrësit”, deklaroi ai.

Lexo edhe :  Shpërndahen mbi 27 mijë tekste për Diasporën/ Në 400 shkolla në botë mësohet gjuha shqipe

Duke vlerësuar nismën e qeverisë për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike si një mënyrë për të ulur ndotjen, kreu i Bashkisë sqaroi si do të shtrihet ky projekt në qytet. “Duam që kazanët të jenë nën tokë, që të mos zënë sipërfaqe mbi rrugë. Por, na duhet të mësohemi si t’i përdorim dhe të sigurohemi që kazanët e mbyllur, nën tokë, nuk janë si pika ku ti thjesht e lë qesen tek koka e kazanit. Për këtë do të ketë edhe trajnues vullnetarë nga Eco Tirana në secilat nga pikat e pilotimit. I uroj shumë sukses Eco Tiranës sepse ka sjellë një risi në pastrimin e rrugëve dhe shesheve tona, sidomos duke filluar nga zona rreth Unazës së Vogël, pastaj me zonën e Bllokut dhe eventualisht kudo tjetër”, Veliaj.

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci vlerësoi se teknologjia e re në mbledhjen e mbetjeve do të ketë një impakt të rëndësishëm edhe në uljen e nivelit të ndotjes në kryeqytet. “Është një partneritet që funksionon shumë mirë. Ne nuk shohim atë çka kemi bërë, por drejt asaj që duam të bëjmë; mendojmë për atë që do të bëjmë nesër. Tirana po investon në këta kontenierë të një teknologjie të re, të cilët do të ulin ndotjen e mjedisit dhe do të shërbejnë në përmirësimin e efikasitetit të mbledhjes së plehrave”, shtoi ambasadori Bucci.

Administratori i Eco Tirana, Diego Testi u shpreh se kjo risi në teknologjinë e mbledhjes së mbetjeve në qytet nuk ekziston as në Verona apo Viçenca.

Të fundit

Sejko: Mbiçmimi i lekut reflekton rritjen e eksporteve, turizmit dhe remitancave

Mbiçmimi i lekut kundrejt monedhave të huaja, që nga viti 2018 është reflektim i ndryshimeve strukturore në ekonominë shqiptare,...

“Kështjella në Rërë”, aktivitet argëtues për fëmijët e Velipojës

Në plazhin e Rrjollit, në Velipojë, është zhvilluar etapa e fundit e projektit “Kështjella në Rërë” me fëmijët e Qendrës “Hapa të Lehtë”. Fëmijët, duke...

Izraeli do të eksportojë gaz me vlerë 35 miliardë dollarë në Egjipt

Fusha e gazit natyror Leviathan ka nënshkruar marrëveshjen më të madhe të eksportit në historinë e Izraelit, me vlerë deri në 35 miliardë dollarë...

“Ecim”, Rama për lirimin e hapësirave publike: Çarja e bllokadave vazhdon

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në “Facebook”, një video për lirimin e hapësirave publike. “Çarja e bllokadave vazhdon. Ecim”, tha Rama.   https://www.facebook.com/share/v/19KV5bbq4m/?mibextid=wwXIfr

Të shtëna në dasma, policia ndalon 3 persona. Sekuestrohen 5 pistoleta

Policia e Kosovës në Rajonin e Prizrenit ka ndërmarrë masa ndaj përdorimit të armëve në gëzime familjare, duke sekuestruar gjithsej pesë armë zjarri dhe...

Lajme të tjera

Web TV