Dokumentet e Metës, Vasili: Ku është SPAK? Apo pret urdhrat e Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas publikimit të dokumenteve nga presidenti Ilir Meta, për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese janë dëshmi e rëndë e kapjes monstruoze sipas tij të shtetit.

Vasili përmes një postimi në rrjetin social Facebook,  ironizon edhe SPAK-un, duke nënvizuar se pret të arrestojnë ndonjë fshatar për mur pa leje.

Ndër të tjera nënkryetari i LSI-së ka thënë se horrave ne parlament e ministri të drejtësisë, që e shndërruan shtetin në mafie ju bëjnë fresk dhe u fërkojnë kurrizin.

Fakte monstruoze, që ulërijnë për rrëmbimin e Gjykatës Kushtetuese nga rilindja!(Dokumente)

Dokumentet e publikuara nga presidenti janë një dëshmi shumë e rënde e kapjes monstruoze të shtetit si kurrë ndonjëherë në këto tridhjetë vite pluralizëm.

Ku është prokuroria dhe policia???

Ku janë fshehur?

Ku është SPAK?

Apo po kërkon se ku do ta degdise dosjen.

Apo presin urdhrat e Edi Ramës.

Apo po kërkojnë ndonjë fshatar ta arrestojnë se ka bërë ndonjë mur pa leje dhe ta japin ne 20 televizione dhe 200 portale sikur zunë armikun e shekullit.

Ndërsa horrave në parlament e ministri te drejtësisë, që e shndërruan shtetin ne mafie ju bëjnë fresk dhe u fërkojnë kurrizin.

Ku është pra reforma në drejtësi???

Turp.

Shihini provat ulëritëse (dokumente) të rrëmbimit të shtetit nga banditet e qeverisë”, shkruan Petrit Vasili.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV