Lufta e Dytë Botërore/ “D-Day”, 160 mijë trupa zbarkojnë në Normandi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

D-Day ishte operacioni i koduar i zbarkimit të forcave aleate në Normandi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në mesin e majit të vitit 1944 Gjeneralët Eisenhower e Montgomery, kryeministri Churchill dhe mbreti George VI takohen për të diskutuar planin “D – Day” mbi zbarkimin e forcave aleate në Evropë. Më 6 qershor 1944 rreth 160.000 ushtarë vërshuan në plazhet e Normandisë duke thyer rezistencën e ushtrisë gjermane, Verhmahtit, dhe duke i hapur rrugën fitores ndaj Gjermanisë. Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Evropës….

Fronti i Dytë
Që në 1942, Churchill dhe Roosevelt nxorën një deklaratë se aleatët perëndimorë do punonin sa më shpejt të ishte e mundur për të hapur një front të dytë për të lehtësuar presionin gjerman ndaj sovjetikëve. Fillimisht britanikët favorizuan një goditje në veri nga Mesdheu, përmes Italisë e në Gjermaninë jugore. Kjo qasje u mbështet nga Churchill i cili pa një vijë të përparimit nga jugu, duke i vendosur trupat në pozita për të kufizuar territorin e pushtuara nga sovjetikët. Kundër kësaj strategjie, amerikanët mbështetën një sulm të kanaleve që do të lëviznin nëpër Evropën Perëndimore përgjatë rrugës më të shkurtër drejt Gjermanisë. Ndërsa prezenca amerikane u rrit, ata e bënë të qartë se kjo ishte mënyra e vetme që ata do të mbështesin.

Plani
Komandati i mega-operacionit ishte gjenerali amerikan Ajzenhauer. Por zëvendësi i tij, marshalli Artur Teder, ishte britanik, ashtu si 3 drejtues të tjerë të shtabit. Plani për Operacionin “Overlord” – emri i koduar i D-Day – u hartua kryesisht nga gjenerali britanik Bernard Montgomeri, komandanti i forcave tokësore. Marina Mbretërore e Britanisë së Madhe, kishte përgjegjësi për Operacionin “Neptun”. Nga 1213 anijet luftarake që morën pjesë në operacion, 200 ishin amerikane dhe 892 ishin britanike. Nga 4126 mjete të zbarkimit që u përdorën, 805 ishin amerikane, dhe 3261 britanike. Pak pas mesnatës së 6 qershorit të vitit 1944, kontigjentet e parë të trupave aleate zbarkuan në Normandi. Ata ishin 24.000 parashutistë që kishin si detyrë, që para se të fillonte në të gdhirë zbarkimi i trupave nga deti, të vinin nën kontrollin e tyre ura dhe pika të rëndësishme rrugore dhe të vendosnin sinjale drite për forcat ajrore. Por plani nuk funksionoi sipas parashikimeve. Era e fortë i shtyu parashutistët thellë në brendësi të Francës dhe vetëm një e dhjeta e tyre arriti në kohë në zonën e frontit. Ky sulm i gjeti gjermanët në befasi. Edhe në orën dy të natës gjeneralët e trupave gjermane të dislokuara në zonën e Atlantikut vlerësonin se situata ushtarake qe jo e rrezikshme. Në një bisedë telefonike me Berlinin ata njoftuan se lajmet për zbarkim ajror janë “të ekzagjeruara” dhe se situata është e qetë.

Zbarkimi
Zbarkimi i forcave aleate në Normandi ishte operacioni më i madh në historinë ushtarake, një operacion që nisi me një manovër: Hitleri dhe Vermahti nuk duhej ta dinin dhe deri në fund duheshin lënë në paqartësi lidhur me kohën dhe vendin e invazionit. Aleatët bënë ç´mos që ta bindin Vermahtin, se destiancioni i ndërhyrjes ishte zona verilindore në Calais. Truku i befasisë qe i sukseshëm, udhëheqja gjermane as që e priste zbarkimin në Normandi. Ushtarakët drejtues ndodheshin në vende argëtimi si Parisi apo zonat turistike në Gjermani, në kohën që nisi sulmi. Në këtë manovër luante rol edhe moti: stuhia dhe reshjet e vazhdueshme i detyruan forcat aleate që ishin përgjegjëse që ta shtynin me një ditë operacionin “Overlord”, duke përcaktuar kështu datën 6 qershor 1944. Një reporter i luftës i radiostacionit BBC, asokohe njoftonte: “D-Day erdhi. Herët në mengjes forcat aleate filluan sulmin në frontin veriperendimor të kështjellës evropiane të Hitlerit. Nën urdhërat e Ajzenhauer dhe të mbështetur nga njësi të fuqishme të aviacionit trupat aleate në mëngjes herët nisën zbarkimin në brigjet veriore të Francës.” Një ushtri gjigande e ndërhyrjes e përbërë nga britanikë, amerikanë, kanadezë, francezë, polakë, cekë, belgë, holandezë e norvegjezë ish mbledhur në Jug të Anglisë, tonelata me materiale lufte ishin vënë në dispozicion, ishin prodhuar blloqe gjigande betoni për krijimin e porteve artificiale për furnizimet. Fillimisht u bombarduan plazhet e Normandisë, ndërkohë që në thellësi të vendit zbrisnin mijëra parashutistë, një armatë prej mbi 1.000 anijesh luftarake dhe mëse 4.200 anije zbarkimi po i afrohej brigjeve franceze. Mijëra avionë dhe tanke u vunë në lëvizje për të mbështetur forcat, ndërkohë që breshëria e bombave binte mbi fusha, shtëpi, gardhe, nëpër fshatra e qytete si dhe në pozicionet gjermane. Rreth 160.000 ushtarë në D-Day zbarkuan në tokë. Në pesë pika të bregdetit u sulmuan fortesat e të ashtuquajturit “muri i Atlantikut”, pas të cilit fshihej Vermahti. Kjo ishte komandoja e vdekjes: të pambrojtur ushtarëve të forcave aleate u duhej të zbarkonin fillimisht në det dhe më pas të vraponin nëpër plazhet e hapura drejt vijës së armikut – vetëm në njërën prej zonave të murit të Atklantikut gjetën vdekjen 4.000 ushtarë.

Lexo edhe :  Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

Humbjet
Amerikanët e kanadezët pësuan humbjet më të mëdha, thotë historiani Peter Lieb. Në orët para të sulmit gjetën vdekjen më shumë se 50% e ushtarëve, për shkak se shumë u mbytën, i zuri deti dhe nuk ishin në gjendje të mbroheshin, apo sepse tanket ngecën në rërë. Nga dreka gjermanëve iu mbaruan municionet dhe për këtë shumica e fortifikatave të murit mbrojtës të Atlantikut ranë brenda disa orësh në duart e trupave aleate. Megjithatë përparimi i trupave aleate në brendësi të Francës nuk qe i lehtë. Dhe De Gol arriti të marshonte me një divizion tankesh në Parisin e çliruar vetëm më 25 gusht. Beteja e Normandisë u kurorëzua në fund të fundit me fitore, por edhe me humbje të mëdha jetësh njerëzore. Ajo mbetet një moment kyç në historinë e luftës kundër Gjermanisë naziste në dy fronte, e cila u vendos edhe në frontin lindor. Komandnati suprem i forcave të ndërhyrjes ishte gjenerali Eizenhover, i cili këtë ditë e cilësoi si “kryqëzata për çlirimin e Evropës”. “Popuj të Evropës! Ky zbarkim është pjesë e një plani të përqëndruar të kombeve të bashkuara për të cliruar Evropën – në bashkëpunim me aleatët tanë të mëdhenj rusë. Unë kam për të gjithë ju këtë mesazh: ora e clirimit tuaj është fare pranë!” Invazioni i Normandisë pavarësisht nga numri i madh i viktimave konsideorhet si një nga aksionet më të rëndësishme, apo si vendimtari që shënoi kthesën në Luftën e Dytë Botërore, fronti perendimor i konsideruar si pamposhtur i Hitlerit u ca dhe vetëm 11 muaj më pas Gjermania humbi luftën.

Të fundit

Tre njerëz u kujtuan në të njëjtën ditë, kush po e sulmon Lapajn?

Në harkun e dy orëve, sot u publikuan tri lajme në disfavor të Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" dhe drejtuesit të...

Ankesa e re e Metës: Më është ndaluar për 14 ditë aktiviteti fizik!

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar për një dënim të ri disiplinor ndaj tij në ambientet e burgut “Jordan...

Tiranë, flakët ‘pushtojnë’ shtëpinë e legjendës Selman Stërmasi

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme përfshiu sot një banesë të vjetër në zemër të kryeqytetit, pranë zonës së “Pazarit të Ri”. Falë ndërhyrjes...

Atmosfera në Romën e lashtë, nga aroma e temjanit deri te era e keqe e kanalizimeve

Plehra dhe temjan, djersë dhe erëza, mish dhe kufoma: një udhëtim nuhatës nëpër Romën e lashtë për të zbuluar përzierjen e fuqishme të aromave...

Adriatiku nuk ndan më, por bashkon! Modeli Italo-Shqiptar në qendër të Europës

Nga Monada Mehmetaj Myshketa, Strasbourg Në një votim te rëndësishëm që ka marrë jehonë të gjerë, Parlamenti Europian ka vendosur të mbajë në raportin...

Lajme të tjera

Web TV