Broja “thumbon” trajnerin Reja: Unë them që luaj më mirë nga fillimi, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armando Broja doli në konferencë për shtyp dhe iu përgjigj interesimit të gazetarëve. Ai sqaroi mungesën në Rekjavik për shkak të infektimit me koronavirus, gjendjen aktuale sportive dhe nëse është gati të startojë ndaj Izraelit më 10 qershor, në “Arena Kombëtare”. Kujtopjmë se kjo është kualifikuesja e dytë e edicionit të ri të Ligës së Kombeve, tksa të parën e barazuam 1-1 ndaj islandezëve, më 6 qershor.

Broja nënvizoi në fjalën e tij: “Po, jam i gatshëm për Izraelin. Fizikisht jam mirë. Kam qenë me Covid, por e kalova. Tani jam rikuperuar. Kam bërë stërvitje personale në Angli disa ditë. Pardje kam ardhur dhe jam stërvitur me kombëtaren.

Islanda? Trajneri e përgatit ekipin. E pashë ndeshjen, unë them që kemi luajtur mirë. Prapë mundemi të bëjmë më shumë si skuadër. Kundër Izraelit do të jetë më e vështirë. Po stërvitemi në maksimum dhe ishalla dalim me 3 pikë pasnesër.

Raporti me trajnerin Reja? Kam folur me të kur erdha këtu. Më pyeti si jam fizikisht. Në fund është ai që do të zgjedhë 11 futbollistët titullarë. Nëse do të më aktivizojë, do të jap maksimumin.

Rënia në pjesën e fundit të sezonit te Southampton? Performancat e mia nuk ishin shumë të mira në pjesën e dytë të sezonit. Në fakt, edhe si ekip ramë pak. Por, nuk është justifikim. Kam dhënë maksimumin në stërvitje.

Më mirë ta nis nga stoli apo si titullar? Unë them që luaj më mirë nga fillimi, por është vendim i trajnerit. Çfarë thotë ai, duhet ta dëgjoj. Nuk kam presion kur luaj futboll. Jam i ri, por futbolli është gjëja më e bukur për mua. Nuk është e vështirë. Kënaqem kur luaj dhe jap maksimumin kur futem në fushë.

Lexo edhe :  10 futbollistët më të paguar në planet për vitin 2024, Ronaldo mposht thellë Messin

E ardhmja ime? Të shohim. Për momentin jam kthyer te Chelsea. Nuk e di, po flas me familjen dhe agjentin tim. Deri tani jam te Chelsea. Mesazh për tifozët kuqezinj? I falenderoj shumë për mbështetjen që na japin gjithmonë. Ishalla iu shoh të shumtë në “Arena Kombëtare” edhe ndaj Izraelit”.

Të fundit

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

“Jam totalisht i thyer”/ Afrona e pyet nga vijnë ndarjet, ja si përgjigjet Blero

I ftuar në një program televiziv, ka qenë këngëtari i njohur ish konkurent në BBVK Blero Muharremi. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur...

Rienergjizimi i PS-së/ Rama zhvillon takimin e dytë me të rinjtë e Akademisë Politike

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me të rinjtë e Akademisë Politike të Partisë Socialiste. Rama ka ndarë disa momenti nga takimi me...

A e meriton Heidi Baci finalen e BBVA? Efi habit me përgjigjen

Në një kohë kur spekullimet dhe debatet rreth finalisteve të Big Brother VIP Albania po marrin vrull, duket se ish-banorja Efi Dhedhes ka një...

Lajme të tjera

Web TV