Talo Çela i iku, Policia arreston një tjetër “peshk të madh” në Elbasan (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mes të shoqëruarve në operacionin e RENEA-s në Elbasan është Kelmend Xhaferri, i cili ishte shpallur në kërkim nga prokuroria për ngjarjen e rëndë që ndodhi para zgjedhjeve të 25 Prillit, ku mbeti i vrarë në qytetin e Elbasanit, mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani, i cili u ekzekutua nga badigardët e Gazment Bardhit, i cili ishte kryesuesi i listës së PD në qark.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se ndaj Kelmend Xhaferrit ka më shumë se 1 muaj e gjysmë që çështja penale është mbyllur, pasi është vërtetuar se ai nuk ka qëlluar ditën që u vra mjeku psikiatër, dhe se nuk ka patur lidhje me ngjarjen.

Burimet bëjnë me dije se Prokuroria e Elbasanit ka administruar të gjitha pamjet filmike të momentit kur është vrarë Xhuvani, dhe ka arritur në konkluzionin se Xhaferri nuk ka patur lidhje me ngjarjen.

Xhaferri është shoqëruar teksa ishte duke lëvizur me makinën e tij në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë që i shumëkërkuari Talo Çela sërish ka shpëtuar nga ‘duart’ e policisë.

Të fundit

Bilanci i 5 vite SPAK/ 61 zyrtarë të lartë nën akuzë, Berisha e Meta, ‘Vipat’!

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nisi punën më 19 dhjetor 2019 kur 8 prokurorët e...

Renditja e FIFA-s, ja ku pozicionohen Shqipëria dhe Kosova

Është publikuar përditësimi i fundit i renditjes së FIFA-s për vitin 2024 për përfaqësueset e futbollit në të gjithë globin. Shqipëria e mbyll vitin në...

Historia prekëse e 2-vjeçares/Vogëlushja operohet me sukses pas dëmtimit të fytit me acid

Një vajzë 2-vjeçare nga Shqipëria ka marrë dhuratën e saj të Krishtlindjeve më herët pas një operacioni të suksesshëm të kryer në ezofagun e...

“Je në gjumë, pse nuk erdhe në orar në punë”/ Bardhi përplaset me ministrin e Financave

Ditën e sotme, salla e Kuvendit të Shqipërisë është kthyer në një arenë përplasjesh mes mazhorancës dhe opozitës. Një prej replikave të forta ka qenë...

Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit!

Pas njoftimit të dhënë nga Ministria e Bujqësisë në lidhje me ngarkesa mandarinash të kthyera nga eksporti. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur verifikimet...

Lajme të tjera

Web TV