Sulmet e Rusisë në Siri, vriten ushtarët turq, pritet përshkallëzim dhune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia i vazhdon sulmet në Siri ndërkohë në sulmin më të fundit bëhet me dije se janë vrarë dy ushtarë turq. Të dhënat e medieve ndërkombëtare tregojnë se në sulmin rus janë konstatuar edhe 5 ushtarë të tjerë turq të plagosur rëndë.

Edhe pala turke e ka pranuar sulmin dhe humbjet e ushtarëve të saj ndërkohë që bashkë me rusët gjenden në rajonin e shumëpërfolur të Idlibit, zonë në të cilën po përgatitet një përshkallëzim i dhunës civile.

Kështu forcat ajrore ruse, që përkrahin forcat qeveritare siriane, kanë kryer sulmet me bombarduese të tipit Su-24. Por për dallim nga Rusia, Turqia, vend anëtar i NATO-s, përkrah militantët që kundërshtojnë qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ndërkohë që vetë ministria turke e Mbrojtjes ka pretenduar se mbi 50 ushtarë qeveritarë të Sirisë janë vrarë si përgjigje ndaj sulmeve!

Përleshjet në Idlib, rajonin e fundit të kontrolluar nga rebelët që kundërshtojnë regjimin sirian, janë duke ndodhur një ditë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar për ofensivë turke në këtë rajon. Të përkrahura nga forcat ajrore ruse, trupat siriane janë duke tentuar të pushtojnë këtë rajon, tregojnë mediet ndërkombëtare!

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV