Marrëdhëniet Kosovë – Serbi, si pajtuese ofrohet Norvegjia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg ka uruar për detyrën e tij të re në postin e kryeministrit, liderin e vetëvendosjes Albin Kurtin.

“Norvegjia mbetet e përkushtuar për integrimin evropian të shtetit më të ri në Evropë,” deklaroi Solberg .

Ndër të tjera në mesazhin e saj, Solberg thotë se vendi i saj do vazhdojë të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në urim thuhet:

”I nderuar z. Kurti

Dëshiroj t’ua përcjellë urimet e mia më të ngrohta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Norvegjia dhe Kosova gëzojnë marrëdhënie miqësore afatgjata që datojnë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe unë jam e sigurt se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen më tej gjatë mandatit tuaj si Kryeministër.

Të dy vendet tona janë të përkushtuara në mënyrë të vendosur për integrimin evropian dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta. Normalizimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës do të ishte një hap i rëndësishëm përpara në këtë drejtim.

Unë mund t’ju siguroj se Norvegjia do ta ndjekë nga afër këtë proces dhe do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces. Pres të zhvilloj më tej dialogun midis dy vendeve tona për çështje me interes të përbashkët dhe shpresoj se do të kemi mundësinë që të takohemi së shpejti.

Ju uroj çdo sukses në pozitën tuaj të re.”

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV