“Nëse jeni në Stamboll, kthehuni urgjent në Izrael”, çfarë po ndodh në Turqi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ne po u bëjmë thirrje izraelitëve që të mos fluturojnë për në Stamboll – dhe nëse nuk keni një arsye jetike, mos fluturoni për në Turqi. Nëse jeni tashmë në Stamboll, kthehuni në Izrael sa më shpejt të jetë e mundur”, kjo ishte thirrja e Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, e cila ka krijuar panik tek qytetarët.

Por çfarë po ndodh në Turqi?

Zhvillim i papritur! Izraeli u ka bërë thirrje shtetasve të tij që të kthehen në shtëpi sa më shpejt nëse ndodhen në Stamboll.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, tha se një “përpjekje e madhe” nga forcat izraelite të sigurisë kishte shpëtuar “jetë izraelite në javët e fundit” dhe falënderoi Qeverinë turke për kontributin e saj. Ai nuk dha detaje të tjera.

Një zyrtar izraelit i sigurisë i tha Reuters se Turqia kishte arrestuar disa të dyshuar të Gardës Revolucionare Islamike në Iran.

“Ne po u bëjmë thirrje izraelitëve që të mos fluturojnë për në Stamboll – dhe nëse nuk keni një arsye jetike, mos fluturoni për në Turqi. Nëse jeni tashmë në Stamboll, kthehuni në Izrael sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Lapid në një deklaratë televizive.

“Këto kërcënime terroriste janë të drejtuara te pushuesit izraelit. Ata po zgjedhin, në mënyrë të rastësishme, por të qëllimshme, shtetas izraelitë me synimin për t’i rrëmbyer ose vrarë ata”, tha ai.

Teherani është zotuar të hakmerret kundër Izraelit, të cilin e fajëson për vrasjen më 22 maj të Hassan Sayad Khodai, kolonel i Gardës Revolucionare Islamike në Iran, i cili u qëllua për vdekje në timonin e makinës së tij nga dy persona me motoçikletë.

Izraeli as nuk e pranoi dhe as nuk e mohoi përgjegjësinë mbi akuzat për vrasje. Izraeli ka akuzuar Khodain për organizimin e sulmeve kundër izraelitëve në gjithë botën.

Turqia është destinacion i famshëm për izraelitët. Të dy vendet kanë përmirësuar marrëdhëniet e tyre.

Të fundit

Donatella Versace zhbën ndërhyrjet plastike në fytyrë

Donatella Versace i surprizoi të gjithë me postimin e saj më të fundit në Instagram me pamjen e saj...

Trump: Shpresojmë që gjërat me Gazën të zgjidhen shumë shpejt

Presidenti Donald Trump po u përgjigjet aktualisht në Shtëpinë e Bardhë pyetjeve mbi luftën në Gaza. Sipas mediave të huaja, i pyetur se çfarë nënkuptonte...

Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur! Helikopterë e zjarrfikëse në terren

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në zonën e mbrojtur Pishë-Poros. Erërat...

Lapaj humbi mandatin, por ka zyrtarisht partinë e tretë më të madhe në vend

KQZ ka finalizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit ndërsa në faqen zyrtare është publikuar edhe lista e deputetëve. Rezultatet pritet të...

Zv.kancelari gjerman: Mbështetja jonë për Ukrainën nuk lëkundet

Për herë të parë si zëvendëskancelar i Gjermanisë dhe Ministër i Financave, Lars Klingbeil udhëtoi për në Ukrainë. Në Kiev, ai premtoi se Gjermania...

Lajme të tjera

Web TV