Atentat me 6 plumba armikut të vjetër në Belgjikë, arrestohet në Vjenë Kasander Noga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestohet në Vjenë Kasander Noga, i cili akuzohet për tentativën e vrasjes së Erion Hasanbelliut. Ky i fundit u qëllua me 6 plumba në qendër të Brukselit mbrëmjen e së shtunës, (4 prej tyre e prekën në trup) ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.

Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Kasandër Nogës. E gjithë saga e krimit ndodhi në vitin 2000, kur Noga hyri në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën, ku ishin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i Geronit) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) dhe pasi iu hoqën serumet nga krahu, hapën zjarr ndaj tyre duke i lënë të vdekur në vend. Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelliu, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelliu dhe ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën.

Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë. Por kush është Kasandro Noga i cili akuzohet nga autoritetet belge se është autor i atentatit ndaj Hasanbelliut? Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është dhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas në 25 gusht të 2001, ndërkohë që gjyqi u bë në Belgjikë në 2005. Po ashtu ai është dënuar edhe për vrasjen në vitin 1999 në Patos, të Kastriot Gropa dhe Edison Meminajt. Pavarësisht këtyre krimeve të rënda, autori arriti që të ishte i lirë./Balkanweb

Të fundit

Rama: Arkitektët që shkelin lejet e ndërtimit, humbasin licencën

“Në legjislacion do të forcohet roli i arkitektit dhe përgjegjësia e arkitektit, siç e ka gjithë bota. Arkitekt që...

Ndërtimet pa leje në Theth, Fevziu: S’ka shans që dikush të ndërtojë pa e ditur policia

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar me tone të ashpra aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje ka nisur së fundmi në Theth. Në nisje të emisionit...

Ndërtimet pa leje në Theth, Rama: Vepër e rëndë penale

Rama: Është bërë një pikë qendrore e diskutimeve ajo që ka ndodhur në Theth ku gjatë periudhës e zgjedhjeve, ka pasur një bum ndërtimesh...

Epoka e dronëve pa pilot, revolucioni i mbrojtjes amerikane

Kreu i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka njoftuar fillimin e një epoke të re në fushën e luftës me dronë pa...

Tmerri i ri në Tiranë… parkimi dysh

Nga Leonard Veizi Duhet të jesh polic që të kuptosh çfarë do të thotë një polic. Dhe jo, kjo nuk është si ato barcaletat me...

Lajme të tjera

Web TV