Putin “eliminon” Navalnyn?! Zhduket nga burgu armiku i përjetshëm i Presidentit rus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Figura më e shquar e opozitës ruse Alexei Navalny është zhvendosur papritur nga burgu ku po mbahej në një vend të panjohur, raporton BBC.

Navalny ndodhej në një burg rreth 60 milje (100 km) në lindje të Moskës për shkeljen e lirimit me kusht.

Një avokat i 46-vjeçarit tha se zyrtarët në burgun e tij raportuan se ai ishte transferuar në një qeli të regjimit të rreptë.

Zëdhënësja e tij Kira Yarmysh shprehu shqetësimin, duke postuar në Twitter se ai tani ishte i vetëm brenda një sistemi që kishte tentuar ta vriste.

Alexei Navalny ka qenë në shenjëster prej vitesh. ka qenë në shenjëster prej vitesh. Lideri i opozitës ruse është kthyer në një “gjemb në shpinë” për disa nga burrat më të fuqishëm të Rusisë me hetimet e tij të mprehta në YouTube mbi korrupsionin galopant sidomos atij industrial, për të cilën ai thotë se është përhapur nën sundimin e Vladimir Putinit.

Kërcënimet nuk i kanë munguar asnjëherë. Viktor Zolotov, kreu i Gardës Kombëtare 300,000 anëtarëshe, tha para disa kohësh se do ta kthente 44-vjeçarin “ në një biftek me lëng” për ato që i quajti “trillime” dhe “shpifje” nga ana e tij.

Një kompani e lidhur me Yevgeny Prigozhin, që njihet ndryshe si “Kuzhinieri i Putinit”, e paditi me sukses Fondacionin e Navalnyt Kundër Korrupsionit për 1.6 milion dollarë mbi një raport për ushqime të kontaminuara në shkolla.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV