Rama dhe Abazoviç mbërrijnë në Kiev, pritet të takohen me Zelenskyn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij në Malin e Zi, Dritan Abazaoviç, kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës në Kiev, që në orët e para të mëngjesit, ku pritet që të takohen me presidentin Volodymyr Zelenskyn.

Rama së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kanë udhëtuar mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë. Ato u pritën nga forcat ushtarake dhe delegacioni ukrainas. Forcat Renea janë gjithashtu të pranishme.

Dy kryeministrat e qeverive të Ballkanit Perëndimor, pritet që të zhvillojnë disa takime të rëndësishme, ku fillimisht do të nisen drejt të Buchas, për të parë nga afër krimet e ushtrisë ruse në Ukrainë. Më pas do të shohin zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it dhe ekspozitën për luftën ruso-ukrainase.

Rreth mesditës, Rama dhe Abazoviç pritet që të takohen me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyn, ndërsa do të mbajnë edhe një konferncë për shtyp. Vizita do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.

Kryeministri Edi Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

Të fundit

A munden SH.B.A.. të vazhdojnë garantuesin e Paqes për Evropën

Nga Abdyl Koprencka Amerika e pa aftë ndër bisedime politike dhe pa nji pregatitje si duhet ushtarakisht që ti japi...

Piromanët

Nga ARTUR  AJAZI Ata nuk i njohin zgjedhjet. Nuk i kanë njohur edhe para 20 vitesh, edhe para 12 vitesh, edhe sivjet ata nuk i...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha! Janë makineria e sotme financiare!

NGA BEN BLUSHI Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

Pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në Tomorr, Policia shpall planin njëjavor të masave

Festa e besimtarëve bektashinj, pelegrinazhi i përvitshëm i muajit gusht, që do të mbahet në Malin e Tomorrit, e njohur ndryshe edhe si “Festa...

VIDEO/ Rama ndan pamje mes natyrës fantastike në Shtegun e Ngjyrave në Kukës

Në rrethin e Kukësit natyra ofron një sërë monumentesh të cilat të impresionojnë jo vetëm më madhështinë e tyre dhe vlerat shkencore, por dhe...

Lajme të tjera

Web TV