Aksident i rëndë/ Nxirret trupi i shoferit, do transportohet me helikopter drejt Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Shtëpëz të Gjirokastrës.

Bëhet me dije se shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar në një zonë të pyllëzuar.

Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se një person është dëmtuar rëndë. Zjarrfikësit dhe policia niset drejt vendit të ngjarjes.

Detaje të reja dalin nga aksidenti i rëndë që ndodhi pasditen e sotme pranë fshatit Shtëpëz të Gjirokastrës.

Burimet bëjnë me dije se shoferi i një kamioni ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar në një zonë të pyllëzuar. Pas shumë minutash tentative, zjarrfikësit kanë arritur që të nxjerrin trupin e shoferit që është plagosur rëndë duke marrë dëmtime të shumta në trup.

Pritet që nga momenti në moment i plagosuri me iniciale F.H të niset me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:30, në rrugën rurale mbi fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, automjeti tip kamion, me drejtues shtetasin F. H., 50 vjeç, banues në Mamurras, ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV