Një tjetër sulm me armë është regjistruar në SHBA mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ndodhi në Alabama, ku një person i armatosur hapi zjarr brenda një kishe në Alabama duke vrarë dy persona dhe plagosur një tjetër para se të arrestohej sipas njoftimit të autoriteteve.
Sulmi ndodhi në Kishën Episkopate të Shën Stefanit në Vestavia Hills, në periferi të Birmingamit. Policia nuk e ka identifikuar ende sulmuesin as viktimat dhe nuk ka dhënë ene asnjë detaj rreth sulmit.
Të shtënat në këtë kishë ndodhën vetëm një muaj pasi një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një person hapi zjarr ndaj besimtarëve tajvanezë në një kishë në Kaliforninë e Jugut. Po ashtu, ky sulm ndaj kësaj faltoreje vjen shtatë vjet pasi një supermacist i bardhë vrau nënë persona në një kishë në Çarlston të Karolinës së Jugut.
Shtetet e Bashkuara janë përballur kohët e fundit me disa sulme me armë zjarri. Më 14 maj u vranë dhjetë afrikano-amerikanë në një dyqan ushqimor në Bufallo të Nju Jorkut. Një javë më pas, një sulmues vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit
Kujtojmë se më 11 qershor, mijëra persona në Washington u mblodhën duke kërkuar masa më të rrepta për kontrollin e armëve.