Pesë vite Vetting, KPK: 535 vendime të marra, 200 shkarkime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shënon sot 5 vjetorin e konstituimit të tij. Më 17 qershor të vitit 2017 12 komisionerët e votuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), nisën zyrtarisht ushtrimin e detyrës.

Gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit të drejtësisë nisën kalimin në “rrjetën” e komisionit. Në këtë ditë, KPK ka bërë një bilanc.

Në 8 shkurt 2018, Komisioni në dhomë këshillimi mori vendimin e parë dhe sot, më 17 qershor 2022, ai numëron në total 535 vendime, prej të cilave 209 konfirmime në detyrë, 200 shkarkime, 88 pushim/ndërprerje procesi, 35 përfundim procesi pa vendim përfundimtar, si dhe 3 vendime pezullim nga detyra (raporti statistikor).

Deklarata e plotë nga KPK:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shënon sot 5 vjetorin e konstituimit të tij. 12 komisionerët e votuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), nisën zyrtarisht ushtrimin e detyrës më 17 qershor 2017, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Misioni të cilin morën përsipër 12 anëtarët e Komisionit nuk ishte vetëm detyrim kushtetues dhe ligjor për të kryer procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, me synim rikthimin e besimit të publikut te gjyqësori, por edhe përgjegjësi e lartë personale e profesionale në funksion të ndërtimit të një sistemi të pavarur, të drejtë e të paanshëm.

Në 8 shkurt 2018, Komisioni në dhomë këshillimi mori vendimin e parë dhe sot, më 17 qershor 2022, ai numëron në total 535 vendime, prej të cilave 209 konfirmime në detyrë, 200 shkarkime, 88 pushim/ndërprerje procesi, 35 përfundim procesi pa vendim perfundimtar, si dhe 3 vendime pezullim nga detyra (raporti statistikor).

Lexo edhe :  20 vjet vjedhje, Bankers Petroleum është një krim i pandëshkuar

Deri në fund të mandatit të Komisionit, mbeten për t’u rivlerësuar edhe 270 subjekte, me qëllim përmbylljen e vettimit të listës së plotë prej 805 subjektesh (gjyqtarë, prokurorë, ndihmës/këshilltarë ligjorë).

Gjatë këtyre 5 viteve, anëtarët e Komisionit janë përballur me sfida të ndryshme profesionale, por edhe personale. Përgjatë këtij rrugëtimi, KPK ka patur mbështetjen dhe ekspertizën e vazhdueshme të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilin gjen rastin edhe njëherë ta falenderojë. Po ashtu, Komisioni shpreh mirënjohje dhe falenderim për rolin e luajtur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbështetje të procesit të rivlerësimit.

Transparenca, llogaridhënia dhe informimi i publikut mbi procesin e vettingut, që nga dita e parë e punës, konsiderohen si shtylla të rëndësishme të veprimtarisë së Komisionit. Prandaj, shprehim falenderim edhe për mediat kombëtare, lokale e ndërkombëtare për angazhimin dhe vëmendjen e kushtuar. Për KPK, media mbetet një partner i rëndësishëm.

Komisioni nënvizon se gjatë 5 viteve të funksionimit të tij ka kryer me paanshmëri, profesionalizëm dhe angazhim të lartë procesin e rivlerësimit. Në vijim, edhe me zgjatjen e afatit kushtetues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, secili nga anëtarët e trupës do të vijojë me përkushtim detyrën, duke i qëndruar besnik Kushtetutës dhe ligjeve, për të shpërblyer besimin e publikut.

Të fundit

Alarm në familje/ Prindërit denoncojnë zhdukjen e dy vajzave të mitura

Dy të mitura janë raportuar të zhdukura ditën e sotme në Fushë Kosovë, pasi prindërit e tyre kanë ngritur...

Ngjarja h*rror në Mat, si u rrëmbye, u mbyt dhe më pas u hodh në liqen 23-vjeçari

Renis Dobra, 23 vjeç, nga një fshat i Matit, është gjendur i pajetë dhe me shenja të dukshme dhunë, buzë liqenit të Shkopetit. Babai i...

BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe, përgatitje për një sulm të mundshëm rus

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një plan të koordinuar për...

“Kaltërsi dhe relaks”/ Rama ndan pamje nga plazhi publik i Velipojës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm, në rrjetet sociale disa pamje nga plazhi publik i Velipojës, një prej destinacioneve më të njohura...

Pronarja e restorantit të djegur në Theth: Dëmi 150 mijë euro, ia lë në dorë drejtësisë

Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve. Zjarri ka...

Lajme të tjera

Web TV