Tiranë/ Zbulohen hakerat, vidhnin llogari në rrjetet sociale dhe kërkonin lekë në këmbim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës në kuadër të finalizimit të operacionit “Hackers”.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi Liridon Peka dhe shtetasi Pashuk Alia janë arrestuar pasi iu vidhnin llogaritë në rrjetet sociale shtetasve të ndryshëm dhe u kërkonin para për t’ua rikthyer.

Liridon Peka merrem me administrimin e llogarive, ndërsa Pashuk Alia merrej me shumat e parave që dërgonin shtetasit që u ishin vjedhur llogaritë në rrjetet sociale.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Gjatë operacionit “Hackers” u arrestuan shtetasit Liridon Peka, i cili administronte llogaritë në rrjetet sociale, të vjedhura për përfitim, dhe shtetasi Pashuk Alia, që merrte shumat e parave që dërgonin shtetasit që u ishin vjedhur llogaritë në rrjetet sociale.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Hackers”, për goditjen e mashtrimit kompjuterik.

Iu vidhnin llogaritë në rrjetet sociale shtetasve të ndryshëm dhe u kërkonin para për t’ua rikthyer, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 1 pajisje kompjuterike, 2 aparate celulare, dokumente arsimore të dyshuara të falsifikuara dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Njësia “C” për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Seksionin për Krimin Kompjuterik në DVP Tiranë dhe në koordinim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të hetimeve të kryera për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, finalizoi operacionin policor të koduar “Hackers”.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni u ndaluan shtetasit:

P. A., 59 vjeç, banues në Tiranë, më profesion mësues, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik“, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikim i dokumenteve shkollore”;

Lexo edhe :  Turistët në Krujë/ Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik

L. P., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet disamujore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u vidhnin llogaritë në rrjetet sociale shtetasve të ndryshëm, të cilëve më pas u kërkonin para, që t’ua rikthenin llogaritë e tyre.

Shtetasi L. P., pasi administronte llogaritë në rrjetet sociale, të vjedhura nga përdorues të ndryshëm, i kontaktonte ata që të paguanin para për rikthimin e llogarive, ndërsa shtetasi P. A. tërhiqte nga njësitë e transfertave të parave, shumat e përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit u gjetën disa dokumente shkollore (dëftesa), të dyshuara të falsifikuara, që i posedonte shtetasi P. A., të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 1 pajisje kompjuterike, 2 aparate celulare, dokumente institucionesh financiare dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimit Kibernetik po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik.

Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit

Kur një imazh bëhet më i fortë se një mijë fjalë

19 Gushti – Dita e Fotografisë Nga Leonard Veizi Në epokën e modernitetit të skajshëm, mbushur me tinguj, fjalë e zhurmë,...

Veshi bluzën e Bashkimit Sovjetik, Lavrov: Rubio më komplimentoi

Pak ditë më parë, zgjedhja stilistike e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov , pas mbërritjes së tij në Anchorage për takimin Trump-Putin në...

Pogradec, automjeti i policisë lëviz në sensin e kundërt

Policia e Korçës ka reaguar pasi një video që shfaqte një automjet të uniformave blu që lëvizte në sensin e kundërt të drejtimit në...

Putin propozoi të takohen në Moskë, ja përgjigja që dha Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë "JO" për propozimin e homologut rus, Vladimir Putin, që të takohen në Moskë. Putin e bëri këtë propozim gjatë...

Shtyhet data e raportit final nga ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në muajin shtator. Burime zyrtare nga kjo organizatë i kishin deklaruar TV Kombëtar...

Lajme të tjera

Web TV