E rëndë/ Futi dorën në lavatriçe, humb jetën nëna 20-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nënë e re 20-vjeçare, ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, ndërsa ka futur dorën në lavatriçe. Ndërkohë që makina larëse ishte ende në punë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 20-vjeçarja braziliane Viviane Rodrigues kishte vënë lavatriçen në punë, ndërsa ndodhej në banesën e saj në Juazeiro, Brazili verilindor.

Hetuesit thanë se ajo pësoi një tronditje të madhe kur futi dorën në makinë ndërsa ajo ishte ende në punë për të tërhequr disa sende veshjesh.

Burri i saj e dërgoi me urgjencë në njësinë e urgjencës së spitalit lokal, por zonja Rodrigues – nënë e një djali nëntë muajsh – u deklarua e vdekur pas mbërritjes.

Pas një autopsie, trupi i saj u dërgua në komunitetin rural të Gameleira do Di në komunën e Campo Formoso, ku jeton familja e saj.

Ajo u varros në Gameleira do Di më 16 qershor.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV