Nga Kastriot Kotoni
Vizita e papritur e kryeministrit shqiptar të Shqipërisë Edi Rama, me bashkëkombasin e tij kryeministrin e Malit të zi Dritan Abazoviç, drejt Ukrainës ishte ngjarje tejet pozitive për të dy popujt. Një vizitë në kushte tejet të vështira prej situatës së luftës në Ukrainë, ku protokollet e sigurisë ndryshojnë me minuta e sekonda. Një ngjarje edhe në emër të Ballkanit Perëndimor, sepse ky aktivitet u projektua qysh në Ohër, me rastin e takimit për Ballkanin e Hapur.
Vende që solidarizohen me Ukrainën në këto ditë të vështira për të, janë njëkohësisht edhe aleatë e dashamirë të saj, për ta ndihmuar në mënyra të ndryshme. Në planin diplomatik, kjo vizitë e vendos Shqipërinë në majën e vendeve të cilët po e ndihmojnë Ukrainën, si në aspektin diplomatik, por edhe në aspektin material, propozimi i Edi Ramës për ndërtimin e disa blloqeve banesash nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Për emrin e Shqipërisë kjo vizitë e rrit prestigjin e saj në botë, por edhe e ridimensionon faktorin shqiptar në rajon si faktor paqeje e me shumë dinjitet , pse jo edhe një lidership i besueshëm me aleancën e atlantikut. Çështjet e integrimit evropian edhe pse me shumë dilemma të vetë BE-së duket se nuk i lodhin vendet e ballkanit, ndaj dhe është zgjedhur një rrugë ku brenda këtyre vendeve të zhvillohet një ekonomi më e dobishme e me përfitime reciproke.
Ky projekt do të ketë edhe sfidën e projekteve, dhe atashimin e grupeve të përbërë nga profesionistët më të mirë të këtyre vëndeve, por edhe performancën e bizneseve, që kanë një standart që e meriton aplikimin, për të përfituar fonde zhvillimore. Kronikat e luftës në Ukrainë janë një këmbanë alarmi për çdo popull, ndaj edhe një situatë mirëbesimi dhe integrimi i vendve të rajonit i shërben paqes në Evropë, pse jo edhe në botë. Vizita e Ramës dhe e Abazoviçit janë njëkohësisht edhe në planin kombëtar, një vizitë e dy eksponentëve me origjinë shqiptare, është edhe vizitë e njerëzve të vendeve, që njihen për aspektin karekterial të besës dhe ndihmës së mikut në ditë të vështira.
Do të kalojnë kohë, e shumë historian e kronikanë do ta rikujtojnë këtë vizitë të jashtëzakonshme të dy bashkëkomasve shqiptarë. Enveristët padyshim kanë frikë nga eklipsimi i figurës së Enver Hoxhës, kur ai deklaroj shkputjen nga traktati i Varshavës, dhe denoncoi pushtimin e Çekosllavakisë. Pacifistët e postviteve 1990 do të fusin kokën si struci, përball këtij akti trimëror të dy udhëheqësve të dy shteteve. Të tjerë që e kanë sëmundje të pashërueshme dashakeqësinë për bashkëkombasit e vet do shpikin lloj lloj konspiracionesh, e të tjerë akoma më keq, do heshtin në publik e do llapin kafeneve, e holleve të hoteleve të Tiranës, si antiperëndimor, me thënien e çfarë i duhet Ramës e Abazoviçit që shkon në Ukrainë?
Po ndaluni more dritëshkurtër, sepse Edi Rama është sfidues i lindur, këtë e ka treguar me kohë, po sikur të ketë shkuar në atë vend ku gruri dhe beteja për të është lufta e vërtetë. A duhet menduar tani në verë për dimrin e ardhshëm? Një burrë shteti nuk i falet fatit, por i del zot vendit me çdo çmim. Ndaj kjo vizitë ka përmasa tejet të mëdha, e lidh historinë e vendit të shqiponjave me historinë e një populli, që jo vetëm lufton për lirinë e vendit të tij, por përcaktojë boshtin e së mirës dhe të drejtës. Sot Shqipëria me qëndrimin e saj, njihet më mirë në botë, si një vend, që meriton të respektohet e të dëgjohet. Histori të tilla në historinë e kombeve vijnë rrallë, por e rëndësishme mbetet momenti historik, kur udhëheqësi politik ka njëhsuar veten me ndjenjat e popullit të tij, dhe e ka intuitën politike për t’u pozicionuar në kahun e duhur me dinjitet.
Vlera e kombeve në këto kohëra nuk matet nga numri i popullsisë dhe armatimi, por nga vizioni për të ardhmen e botës. Ndaj sot më shumë se kurrë, duhet të jesh sa shqiptar i mirë dhe liridashës, po aq vizionar dhe integrues, nesër historia do i verë kurorën e dafinës atij burrë shteti i cili nuk u tremb, as nga ballafaqimi me partnerët rajonal, e as në udhëtimin e tij drejt Ukrainës e cila, një ditë do ta kujtoj gjatë vizitën e shqiptarit , në ditët e solidaritetit për të ndihmuar një popull që ka kauzën e tij të drejtë në mbrojtje të vlerave të lirisë kombëtare. Kujtoni vendin tonë dhe Kosovën se sa solidaritet kërkonte çështja e saj, mes kombeve të qytetëruara. Ta ndjejmë edhe ne të vërtetën e kësaj lufte dhe pasojat e saj, me mendje të kthjellët, me durim e pse jo me vigjilencë, për të shmangur panikun, e për të larguar frikën me realizëm, sepse edhe popujt kanë një moment intuitiv, që për meritë të politikës së cilës i duhet të jetë po aq sensibile dhe transparente si kur ndonjëherë.