“Presidenti është mirë”/ Biden u rrëzua nga biçikleta, reagon Shtëpia e Bardhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Presidenti është mirë’, kështu njoftoi shtëpia e bardhë në një deklaratë të thatë pasi Joe Biden ra nga biçikleta  të shtunën.

Në deklaratë sqarohet se presidenti nuk kishte nevojë për kujdes mjekësor pas incidentit. “Siç tha Presidenti, këmba e tij u kap në pedale gjatë zbritjes dhe ai është mirë”, sqaroi shtëpia e bardhë.

Biden u rrëzua kur po përfundonte një xhiro me biçikletë së bashku me zonjën e parë Jill Biden. Presidenti u largua nga grupi teksa po kalonte me biçikletë drejt një turme që ishte mbledhur aty pranë. Biden ndaloi dhe u duk se e kapi këmbën në pedale ndërsa përpiqej të zbriste.

Agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan e ndihmuan shpejt Presidentin të ngrihej pas rënies së tij. Turma duartrokiti kur Presidenti, i cili mbush 80 vjeç në nëntor, u ngrit përsëri në këmbë. I pyetur nga një fëmijë në turmë se si ishte të drejtosh vendin, Biden tha me shaka: “Oh, është si çdo punë tjetër”.

“Disa pjesë janë të lehta, disa janë të vështira”, shtoi ai.

Të fundit

Një deputet i PD përfundon në pranga? Myslim Murrizi flet me kode

Myslym Murrizi shprehet i sigurt që në shtator do të jetë në parlament. Në një postim në Facebook, ai...

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’: Promovim i vlerave tona

Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme në rrjetet sociale një fotografi të titulluar “Vajza me Flamur”, realizuar nga fotografja Soela Zani. Zani...

Miliarda nga Europa dhe SHBA, cili është plani i Ukrainës për rimëkëmbjen

Paratë që Perëndimi jep për të mbështetur ekonominë dhe fushatën ushtarake të Ukrainës marrin shumë vëmendje. Deri më tani, Perëndimi i ka dërguar një total...

Gramsh, prindërit paralajmërojnë protestë: Fëmijëve nuk iu ndalej temperatura

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me helmimin e disa fëmijëve në Gramsh. Prindërit shprehen se fëmijët e tyre kanë pasur temperaturë dhe...

“Janë njerëz pa fe. Edhe ateizmi është fe”. Preç Zogaj i kujton Berishës nenin “Basha”

Mban numrin 45 në statutin e Rithemelimit të PD-së, miratuar mes brohoritjeve në stadiumin e ‘Air Albania’ në 11 dhjetor të vitit 2021. Flet...

Lajme të tjera

Web TV