Humbi 50 mijë ushtarë, Putin nis “prerjen e kokave” me gjeneralin e Forcave Ajrore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas lajmeve nga fronti i luftës, Ukraina pretendon se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka spastruar shefin e forcave të tij ajrore për shkak të humbjeve të mëdha në luftë, të cilat vlerësohet se kanë arritur në 50,000 ushtarë.

Sipas këtij lajmi Gjeneral-koloneli Andrey Serdyukov, 60 vjeç, ka paguar çmimin e ‘viktimave masive’.

Spekulimet vijnë pasi një burim rus sugjeroi se humbjet e përgjithshme të vendit në Ukrainë janë afro 50,000, dukshëm më të larta se shumica e vlerësimeve të tjera.

Burime të pakonfirmuara ukrainase, të cituara nga zëdhënësi ushtarako-civil i Odessa, Serhiy Bratchuk, thonë se Putini “ e ka hequr qafe” Serdyukovin dhe e ka zëvendësuar atë me gjeneral-kolonelin Mikhail Teplinsky.

53-vjeçari deri më tani kishte mbajtur detyrën e shefit të shtabit të Qarkut Ushtarak Qendror i cili ka lindur në rajonin e Donetsk.

Ndërkohë sa i përket Serdyukov, ai ishte në listën e të sanksionuarve nga Britania e Madhe me pretendimin se kishte gjak ukrainas në duart e tij pas sulmeve ndaj civilëve në Bucha.

Nëse zhdukja e tij nga Putin është e vërtetë, kjo tregon se Serdyukov është bërë përgjegjës për performancën e dobët dhe viktimat e mëdha midis njësive ajrore ruse, veçanërisht në operacionet e hershme me parashutistë rreth Kievit.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV