Sezoni veror, Qato: Nuk do të tolerojmë asnjë drejtues mjeti që bën shkelje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardhja e sezonit veror ka sjellë dhe ngarkesë të madhe në rrugët e vendit, sidomos në ato që të çojnë në bregdet.

Lidhur me këtë situatë, Drejtoria e Policisë Rrugore ka marrë masa, që të gjitha akset të jenë të lira dhe mos krijohet konfuzion, por edhe për të parandaluar aksidentet e shumta që sjell kjo periudhë.

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, duke dhënë një deklaratë nga Vlora u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të ndërgjegjësohen në lidhje me kodin rrugor pasi parakalime të gabuara dhe shkelje të ndryshme bëhen shkak i cënimit të sigurisë së qytetarëve.

Ai theksoi se do të ketë shtim të kontrolleve në të gjitha akset, ku më të larta kontrollet do të jenë përgjatë fundjavës, ndërsa u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve që të ndjekin edhe rrugë alternative në mënyrë që të shmangin trafikun.

Qato tha se jemi në një trend të dukshëm të uljes së aksidenteve që na çon drejt mesatares së BE.

“Dje ishim në një forum me gjithë partnerët me sigurinë robote dhe fatmirësisht jemi në një trend të dukshëm të uljes së aksidenteve që na çon drejt mesatares së BE.

Megjithatë nuk jemi të kënaqur dhe policia ka shtuar kontrollet. Me të gjithë aktorët ne duam të ndikojmë në edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve. Përveç punës që bëjmë ne, policia përdor të gjitha mjetet që ka në dispozicion për ndëshkimet e kodit rrugore në mënyrë që të kemi ndërgjegjësim. Rezultati është shumë pozitiv por në duam minimizimin deri në nivelin zero të aksidenteve.

Kemi edhe shumë shtetas që vijnë nga vendet e tjera prandaj ka më shumë lëvizje në këtë periudhë. Nuk do të tolerojë asnjë drejtues mjeti që bën parakalime të gabuara sepse prishin bashkëjetesen qytetare dhe shkelin kodin rrugor. Secili duhet të presë radhën. E premtja është ditë shumë e rënduar prandaj ka më shumë kontrolle edhe e diela gjithashtu që kthehen.

Lexo edhe :  Sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit, Qeveria përditëson 4 vendimet e reja të BE

Qëllimi nuk është të vendosim gjoba por ndërhyjmë në rast shkeljeje pasi mund të rrezikohet siguria”, deklaroi Qato.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV