“Kalë karroce”, Spiropali i drejtohet deputetëve të PD: Një tufë burrash që bërtasin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjalimi i ministres për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në interpelancën e kërkuar nga Agron Shehaj ka shkaktuar debate të shumta në Parlament.

Deputetët demokratë kanë akuzuar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka për përfitimin e një toke në bregdet përmes ligjit të investimeve strategjike.

Teksa Spiropali mori fjalën, deputetët e PD-së nga vendi i ndërhynë, duke detyruar edhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla të kërkonte qetësi.

“Interpelancat bëhen për çështje publike, jo për biznese apo për të telendisur njerëzit. Por qëkur zotëria bëhet kalë karroce i qorr fermanit nuk i dallon dot këto të dyja. Ishte një biznesmen i nderuar kur hyri në politikë dhe po del nga politika si një ushtar i qorrfermanit. Nuk di as çfarë nxjerr nga goja, as peshën e fjalëve. Na përmend ne turpin, po ka turp më të madh se lukunia juaj që janë bërë bashkë aty për të mbrojtur një njeri nga krimet dhe vjedhjet që ka bërë. Dilni në këtë kuvend dhe merreni me çdo investitor. Pusho ti se ti je i pari kalë karroce. Një tufë burrash që bërtasin nga vendi se turp i madh, ul zërin ti”.

Të fundit

Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë

Universitetet publike në mbarë vendin kanë shpallur listën e kandidatëve fitues të raundit të parë për pranimin në institucionet...

Armenët hakmeren për genocidin, vrasin në Kanada koloneli turk Atilla Altıkat

27 gusht 1982 Mëngjesin e 27 gushtit 1982, koloneli turk Atilla Altıkat, atasheu ushtarak i Ambasadës së Turqisë në Kanada, u qëllua për vdekje ndërsa...

Trump propozon masë ekstreme: Do të kërkoj dënime me vdekje për…

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Zyrtari i lartë i OKB: Gaza është kthyer në ferr, njerëzit po vriten përmes bombardimeve

Kreu i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, kritikoi ashpër ditën e sotme politikën e qeverisë izraelite për mohimin...

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore...

Lajme të tjera

Web TV