Zgjodhi të luajë me Kosovën, talentit serb i hiqen prindërit nga puna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zytarët serbë në veri të Kosovës kanë nisur hakmarrjen ndaj futbollistit Ilija Iviç, pasi ky i fundit iu përgjigj pozitivisht ftesës së Federatës së Futbollit të Kosovës për të luajtur me përfaqësuesen U19.

Babai i Ilijas është pushuar nga puna si mësues në Graçanicë, po ashtu edhe nëna e tij që punonte si shërbyese civile në këtë komunë.

FFK ka dënuar ashpër reagimin e autoriteteve lokale dhe e konsideron presion të institucioneve të Serbisë, duke penguar që dy komunitetet të ndërtojnë në paqe dhe në harmoni jetën e tyre në Kosovë.

Edhe mediat serbe sulmuan ashpër talentin e ri për vendimin për të përfaqësuar Republikën e Kosovës.

Reagimi i plotë i FFK-së

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës është tronditur sot me lajmin e mësuar nga drejtuesit e KF “Flamurtari”, se prindërit e futbollistit të ri të këtij klubi, Ilija Iviq, janë përjashtuar nga puna (nëna si shërbyese civile në Komunën e Graçanicës, e babai si punëtor arsimi) për shkak se djali i tyre ka pranuar të luajë për Kombëtaren U19 të Kosovës.

KE i FFK-së e dënon ashpër këtë akt qyqar të ndërmarrë nga drejtues të institucioneve që funksionojnë brenda sistemit të Republikës së Kosovës, por edhe të atyre të sistemit paralel serb, e që për qëllim kanë futjen e frikës tek bashkëqytetarët tanë serb, të cilët e shohin Kosovën si vendin e tyre dhe që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe ngritjen e saj edhe në futboll.

Është për keqardhje se si presioni i institucioneve të Serbisë është aq i shtrirë tek komuniteti serb që jeton në Kosovë, sa që nuk lejojnë që një futbollist i talentuar ta zhvillojë karrierën e tij ashtu siç dëshiron. Kjo dëshmon se sa e vrazhdë është politika serbe ndaj bashkëkombasve të tyre që jetojnë në Republikën e Kosovës dhe që duan që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në paqe dhe në harmoni me bashkëqytetarët e tjerë në Kosovë.

Lexo edhe :  3 medalje ari në Madrid, Shqipëria ka një kampione Europe në peshëngritje!

Federata e Futbollit e Kosovës vazhdimisht ka qenë e hapur dhe është përpjekur t’u japë hapësirë të gjithë talenteve të futbollit, pa marrë parasysh se cilit komunitet i takojnë. Edhe në rastin e talentit Iviq, ne e kemi përkrahur fuqishëm vendimin e përzgjedhësit të Kombëtares U19, Ramiz Krasniqi, që ta ketë në dispozicion këtë futbollist dhe e kemi inkurajuar atë që t’i japë hapësirë të gjithë lojtarëve që e meritojnë të veshin fanellën e Kombëtares tonë.

FFK asnjëherë nuk i shikon futbollistët në baza kombësie, racore, përkatësie etnike apo fetare, por gjithmonë do të jetë e përkushtuar që t’i ftojë në kombëtaret e saj zinxhir futbollistët më meritorë.

Me këtë rast kërkojmë nga institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, por edhe nga UEFA e FIFA që të reagojnë fuqishëm në parandalimin e dukurive të tilla diskriminuese që vijnë në vazhdimësi nga shteti serb. Kjo është ndërhyrje e pastër e politikës në sport dhe duhet të dënohet nga të gjithë.

Federata e Futbollit e Kosovës do të bëjë çmos që edhe në të ardhmen të gjithë të rinjve, pa marrë parasysh përkatësinë etnike t’ju mundësojë hapësira për zhvillimin dhe shfaqjen e talentit në të gjitha trevat ku ata jetojnë, por edhe në ekipet kombëtare.

Të fundit

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025/ Fond i kufizuar

Situata me zjarret, veçanërisht në zonat bregdetare të jugut, është përkeqësuar ditët e fundit. Deri më 27 korrik, Ministria e...

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Investimet e Huaja Direkte në vendin tonë ishin në rritje vitin e kaluar, por ritmi ishte më i ngadaltë krahasuar me vendet e tjera...

Shefi i OKB-së: Shtetësia për Palestinën është e drejtë, jo shpërblim

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i bëri thirrje të hënën bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë “hapa urgjentë, konkretë dhe të pakthyeshëm” drejt një zgjidhjeje me...

Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu prej...

Paundi britanik nuk del nga ‘gremina’/ Kursi i këmbimit, 29 korrik 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.7 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV