Sinan Hoxha lëshon gojën në koncert: Jalla krejt Serbisë iu q*ftë nëna o… (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sinan Hoxha është një këngëtarët më të dashur të publikut, sidomos për këngët popullore. Ai është i pranishëm në shumë koncerte, në të gjitha trojet shqiptare dhe Diasporë, duke ekzaltuar fansat.

Kësaj here duket se e ka tepruar me “modifikimin” që iu ka bërë dy vargjeve të këngës që po këndonte. Teksa ishte duke kënduar në Michigan të SHBA, në eufori e sipër këngëtari dëgjohet duke sharë Serbinë.

Pavarësisht “flirtit” të hapur të kryeministrit Edi Rama me Alexander Vucic, shqiptarët nuk i qasin dot serbët. Shkaku dihet, lidhet me masakrat, gjenocidin dhe luftën në Kosovë.

Ndoshta duke e ditur se për kurbetqarët fryma patriotike është e madhe, Hoxha ka tentuar të rrisë adrenalinën e të pranishmëve në koncert, me “qitje të largët”, pse jo, edhe për t’i shkundur nga xhepat…

Për këtë ka modifikuar këngën nga “Oj Lulija jonë me limona, o; kush të ka inat iu thaftë koma o” në “…. jalla krejt Serbisë iu q*ftë nona o”. Kjo ka shkaktuar të qeshura të forta dhe duartrokitje, sepse këngëtari ka kërkuar ta këndojnë bashkë në kor këtë “version” të improvizuar, në entuziasëm e sipër.

Kjo video po qarkullon me shpejtësi në internet, teksa ka nga ata që e përkrahin, por edhe e kritikojnë. Sido që të jetë, Sinan Hoxha ia bëri “fora”, ia doli të bëhet kaq “viral” me sharjen kundër Serbisë më shumë se Edi Rama që përsërit në çdo deklaratë të Ballkanit të hapur “vëllau im Vucic’…

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV