I vendosën tritol poshtë makinës, flet Suida Kuka: Nuk kam konflikte me askënd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në dëshminë e saj drejtoresha e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, Suida Kuka, është shprehur se nuk ka asnjë konflikt.

Ditën e djeshme Kuka dyshohet se ka qenë shënjestra e një atentati me tritol pasi në mjetin e saj tip “Range Rover” u gjet një sasi lënde plasëse.

Tritoli ishte i mbështjellë me një qesë kroesantësh “Molto”, dhe sipas grupit hetimor kishte të integruar edhe pajisjen e telekomandimit të shpërthimit.

Ishte vetë Suida Kuka ajo e cila lajmëroi policinë pasi kishte kuptuar që poshtë mjetit të sak kishte një pako të dyshimtë. Menjëherë forcat e policinë rrethuan perimetrin dhe evakuuan punonjësit e godinës së Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër.

Ndërkohë, autoritetet po shohin dhe kamerat e bizneseve të zonës dhe te godinës se DSHP për të bërë të mundur identifikimin e autorit të vendosjes së pakos me tritol.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV