Gjinekologu ngre alarmin: S*ksi oral ka sjellë raste të rënda kanceri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkëlqim Balili, mjeku gjinekolog më i njohur në Shqipëri, ndërsa ishte i ftuar në një emision televiziv foli në lidhje me marrdhëniet seksuale. Me një përvojë më shumë se 40 vjeçare, doktor Balili ka bërë bujë në median shqiptare për shkak të deklaratave që ka shprehur. Ndër to është edhe konsumimi i lëngut spermatik.

“Ajo është spermatozoid, lëng seminal i spermës dhe është esencialisht proteinë, masë proteinike. Nuk helmohet” – e përfundoi gjinekologu shpjegimin e tij duke ngulmuar se nuk e ka promovuar konsumimin e tij.

Doktori shprehu se sheh shumë perversion mes të rinjve dhe jo vetëm, ku ndër to përmendi edhe seksin e parakohshëm për të cilin tha se mund të rrezikoj jetën me kancer për minorenët, për shkak të viruseve që mbarten në organet gjenitale ende të paformuara.

“Seksi bazohet në sistemin riprodhues dhe është vazhdimi i jetës. Marrëdhëniet e parakohshme, janë alarmante. Do të thotë që organet gjenitale janë të paformuar. Një risk deri në kancer. Maturiteti fillon 18-19 vjeç. Çdo seks që është në pubertet është perversion, anti shëndetësor, mbart me vete viruse, mikrobe, infeksione, psikologjinë e rëndë, shtatzëninë e padëshiruar.”

Por jo vetëm seksi i parakohshëm, për mjekun gjinekolog Balili edhe marrëdhëniet anale apo orale janë perversion, për të cilat shprehu:

“Unë marrëdhëniet seksuale anale i quaj perversion. Dhe seksin oral e quaj perversion. Unë quaj sekse marrëdhëniet vaginale, për kënaqësitë seksuale dhe riprodhimin. Për këtë, meshkujt në Shqipëri duhet të jenë atraumatik, të sjellshëm, ta krijojnë seksin biologjik me intimitet, jo mekanik.”

Ai foli në mënyrë alarmante mbi shtimin e rasteve të kancerit si pasojë e seksit oral.

“Unë kam parë një rast që nuk e harroj dot, një grua 34 vjeçe. Një kancer i gjendrës parotis, të pështymës nga seksi oral. Prezenca e virusit nuk pyet për gjë, të infekton dhe po qe ky tip, je i destinuar për kancer.”

Lexo edhe :  Ç’mund të presim nga IA në vitin 2025?

Një ndër temat e prekura ishte dhe qepja e vaginës për “të ruajtur” virgjërinë. Balili shprehu se tashmë nuk ndodh më, por as në kohë nuk ishte një teknikë e përhapur pasi mjekët mund të rrezikonin burgun.

“Përpara ka qenë një gjë e jashtëzakonshme. Nuk ka kërkesë, nuk e kërkojnë. Ndoshta nga zonat e thella, ndërsa ne na kanë ardhur nëse e bëje një qepje të tillë, le që nuk arrihet, por të arrestonte ligji. Te të rinjtë e të rejat sot nuk diskutohet më. Ajo është një embranë që krijon një ruajtje gjatë proçesit të maturitetit të vajzës.”

Të fundit

Mandatet parlamentare, si përfaqësohen 12 qarqet në Kuvend dhe harta e re elektorale

Në 11 maj qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend, deputetët....

Don Xhoni flet për lidhjen me modelen ruse/ Zoti mos ma vraftë atë! Ka qenë shumë e fortë

Rap-artisti i njohur, Don Xhoni, viteve të fundit ka qenë tejet i komentuar për jetën personale. E më së shumti u përfol për lidhjen me...

Kush humbi dhe kush fitoi? Tatëpjeta e euros në 2024 dhe fati i (pa)ditur në 2025

22 vjet në treg kur dhe u hodh për herë të parë në qarkullim si monedhë fizike, euro në Shqipëri është konsideruar si valuta...

Tentohet të vritet ish-diktatori sirian Bashar al-Assad, dyshohet se u helmua në Moskë

Ish-presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, raportohet se ka shpëtuar nga një tentative për vrasje në Moskë, ku ai ishte strehuar me familjen e tij...

Zgjedhjet e 2025, rikthimi i tretë apo beteja e fundit politike e Sali Berishës?

Fundviti i shkuar Sali Berishën e gjeti të mbyllur mes katër mureve të banesës së tij. Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK izoloi...

Lajme të tjera

Web TV