“Mashkulli nuk mban ‘barrë’”/ “Aborti” përplas Kokalarin dhe Ristanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe në studion e “Open” nuk ka kaluar pa përplasje mendimesh lidhur me vendimin e Gjykatës amerikane për ndalimin me ligj të abortit.

Aktivistja Evi Kokalari është shprehur pro këtij mendimi, por nga ana tjetër është “përplasur” me mendimin e nën kryetares së Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.

Kjo e fundit tha se është e drejta e femrës që të marrë vendimin për të abortuar apo jo, ndërsa tha se në 9 muaj mashkulli nuk mban “asnjë barrë”.

Pjesë nga debati:

 

 

“Jam kundër mendimit të Ristanit, sepse përgjegjësia u bie të dyve dhe e drejta po ashtu. E drejta e abortit nuk duhet të jetë vetëm e grua, por e them se më bëri përshtypje logjika, pa dashur ta ofendoj zonjën, sepse secili ka mëndin e tij. Sa i përket debatit, këtu ka dy gjëra, ajo që mund të flasim nga bindjet tona politike, dhe e dyta është ajo që ka ndodhur dhe e keqkuptojnë. Asnjë nuk kupton pse u kthye ky vendim. Vendimi i 1973, arsyeja për këtë është se asnjë gjykatë, nuk ka të drejtë të bëjë një ligj, e vetmja detyrë që ka është të interpretojë kushtetutën. Çdo shtet ka të drejtë të vendosë është legale apo jo…Tani nëse ti në një shtet do të bësh një ndryshim, shkon dhe flet me politikanët e shtetit tënd për të ndërruar ligjet në shtetin tënd. Gjëja pozitive me këtë vendim është që ia dhe fuqinë popullit dhe ia hoqe gjykatës. Debati është një flluskë e madhe që e kanë ekzagjeruar dhe kanë futur mendimet e tyre politike…

Ristani: Kjo është shumë e rehatshme ta bëjmë këtë debat këtu dhe të themi se dikush ka mundësi të shkojë në një shytët tjetër, por jo të gjitha familjet në Amerikë kanë të drejtën e lejes, dhe kushte të tjera. Pra praktikisht po themi se e drejta jote si grua për të vendosur për jetën tënde në një shtet të caktuar, që ka entuziazëm para lindjes por aspak mbështetjen për jetën aktuale të femrave, të kujdesemi për çdo gjë tjetër por për shëndetin mendor, financiar të grave s’ka problem…. ky nuk është argument, sepse të dhënat tregojnë se shumica e tyre se kanë mundësinë të shkojnë në një vend tjetër dhe të kryejnë abort.

Lexo edhe :  Korçë, i mituri autik tenton të vetëdigjet në banesë

Kokalari: Zonja flet për pamundësi financiare të një femre për të shkuar në një shtet tjetër, ndërkohë që 5 min më parë ia hoqi çdo të drejtë mashkullit. Ti nuk duhet të jesh komplet e papërgjegjshme ama përgjegjësinë babait për 9 muaj që e ke ti në bark, ai s’ka asnjë të drejtë

Robert Aliaj: Përgjegjësinë ia heqim si pas qejfit dhe ia japim pastaj me të gjitha kostot që ia veshim në mënyrë të dhunshme si shoqëri. Të gjitha jetët janë të rëndësishme, kanë të njëjtën vlerë. Le ti japim të trija dimensioneve në mënyrë të barabartë.

Kokalari: Logjika e saj është hipokrizia më majtiste, sepse sapo tha që si mashkull s’ke asnjë të drejtë

Ristani: Nuk është hipokrizi që fëmijët i mbrojmë para se të lindin dhe nuk i mbrojmë pasi lindin.

Të fundit

Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu...

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox DASHI Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura me vendosmëri. Kjo është koha...

San Francisko “E enjtja e përgjakshme”, greva që ndryshoi historinë e punëtorëve portualë

5 korrik 1934 Më 5 korrik 1934, qyteti i San Franciskos u trondit nga një përplasje e dhunshme midis policisë dhe marinarëve grevistë, një ngjarje...

Lajme të tjera

Web TV