Gotfrid Lajbnici, albanologu që besonte se shqipja ishte ilirishte

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Leibnizi goditi mitin se shqipja, meqenëse flitej në Ballkan, bënte medoemos pjesë në grupin e gjuhëve sllave, apo rridhte nga greqishtja ose latinishtja. Ai besonte se shqipja ishte ilirishte.

Gottfried Wilhelm Leibniz, matematikan dhe filozof gjerman, gjuhëtar, albanolog u lind më 1 korrik 1646. Leibniz, ndonjëherë i quajtur gjeniu i fundit universal, shpiku të paktën dy gjëra që janë thelbësore për botën moderne: kalkuluset dhe arithmetikën binare, duke hedhur bazat e matematikës moderne dhe shkencës kompjuterike (arithmetika binare është bazë për thuajse të gjithë komjuterat e sotëm). Gottfried Wilhelm Leibniz, gjuhëtar, ishte i pari që përcaktoi se gjuhët semite si hebraishtja dhe arabishtja dhe gjuhët Finno-Ugric si finlandishtja dhe hungarishtja, nuk i përkisnin të njëjtës familje gjuhësore, si shumica e gjuhëve të Evropës…

Në 10 vitet e fundit të jetës, një nga përkushtimet e tij u bë gjuha shqipe, duke hapur shtegun për studimet albanologjike; fillimisht, Leibnizi spastroi mendimet e turbullta, duke rrëzuar mitin se shqipja, meqenëse flitej në Ballkan, bënte medoemos pjesë në grupin e gjuhëve sllave, apo se rridhte nga greqishtja ose latinishtja. Ai shprehu bindjen se shqipja ishte ilirishte, dhe kishte lidhje me gjermanishten, dhe këtë ngjashmëri e kërkoi në keltishten e lashtë.

Vlera e ideve të Leibnizit qëndron edhe në faktin se si shkencëtar serioz, ai tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve të tjerë për t’u marrë me studime në fushë të shqipes.

Ky interesim i Leibnizit mund të shpjegojë ndoshta edhe arsyen pse albanologjia ka tërhequr vazhdimisht shkencëtarë, gjuhëtarë e filologë ndër më të shquarit gjermanë e nga bota. Leibniz shkroi kryesisht frëngjisht e latinisht, dhe pak gjermanisht.

Shumica e shkrimeve të tij ndodhen ende të pa botuara, dhe janë marrë në mbrojtje nga UNESKO. Në vitin 1985, qeveria gjermane krijoi Çmimin Leibniz, duke ofruar një shpërblim vjetor prej 1-milionë e 550-mijë euro për rezultate praktike dhe 770-mijë euro për ato teorike në shkencë. Ky është çmimi më i lartë në botë për arritje shkencore.

Të fundit

Banorët e lumit të Vlorës sërish në protestë, kundër punimeve për ujësjellësin e Himarës

Banorët e luginës së Shushicës vijuan këtë të shtunë protestën kundër projektit të Ujësjellësit të Himarës, i cili parashikon...

Basha në kuzhinë duke gatuar jufka,vijon replikat me kryeministrin:O Rame, ku i ke shokët

Ndër të tjera drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik foli edhe për pasionin që ka për leximin dhe kinematografinë. Ai gjithashtu thotë se gjëja që ka...

Në dy ditë janë fshirë 5.4 trilionë dollarë nga aksionet amerikane

Përpjekja e Donald Trump për të ndryshuar rendin e tregtisë ndërkombëtare me tarifa të larta ka fshirë 5.4 trilionë dollarë nga aksionet amerikane në...

Berisha i shqetësuar pse shqiptarët s’po hanë mish: Dikur dyqanet rrinin plot

Kreu i PD-së përsëriti programin dhe premtimet e zakonshme, që nuk arriti t’i mbante gjatë qeverisjes së tij 2005-2013, si ulja e çmimit të...

Mediat britanike: Si i sjellin ‘çunat e Londrës’ paratë e pista në Shqipëri?

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka paralajmëruar prej vitesh për 'kërcënimin e rëndësishëm' që paraqesin bandat shqiptare, famëkeqe për profesionalizmin dhe disiplinën e tyre,...

Lajme të tjera

Web TV