“Nuk e ke shijuar lirinë prandaj shijove BBV/ Plas debati mes Shqipes dhe Monika Lubonjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një përplasje mes Shqipe Hysenajt dhe Monika Lubonjës ka ndodhur sot përgjatë programit “E Diell’. Gjatë një bashkëbisedimi në studio u diskutua se në ditët e sotme brezi i ri ka më shumë të drejta dhe liri sesa ka pasur në kohën e kominuzmit.

Monika u shpreh se i vjen keq për disa gra që në ditën e sotme refuzojnë të divorcohen nga bashkëshortët e tyre për shkak të moshës dhe shtoi se në ditët e sotme dashuria ka humbur për brezin e ri.

Këto fjalë bënë që Shqipja t’i kundërvihej duke i thënë se ajo është duke rënë në kontradiktë me veten e saj dhe për faktin se ajo nuk ka shijuar lirinë në rininë e saj, po e bën tani. Sipas saj këtë gjë aktorja e ka treguar gjatë qëndrimit në “BBVIP” pasi e ka shijuar më shumë se të gjithë banorët e tjerë.

Pjesë nga debati:

Shqipe: Ti je duke e jetuar brezin tonë dhe duke e shijuar ndërkohë që po thua se atëherë ka qenë më mirë ndërkohë që ti tani po bën qejf dhe po bie në kontradiktë me veten. Nuk i pëlqej njerëzit që bien në kontradiktë me veten.

Ervini: Ti apo vajza jote po e shijoni më mirë lirinë?

Monika: Unë.

Shqipe: Sepse nuk e ke shijuar në kohën tënde Monika dhe ti ke qenë e vetmja që e ka shijuar shumë “Big Brother”- in të themi të vërtetën, e ka shijuar më tepër. Të ka ardhur nga liria që ke pasur me vonë.

Monika: Në raport me vajzën kam pasur një liri në shtëpinë time të paparë. Unë lirinë time e kam shijuar duke shkuar në disko, i kemi shijuar duke shkuar me grupe në plazhe.

Të fundit

“Thirrje për iranianët të përmbysin regjimin”/ Berisha reagon për sulmet e SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas bombardimeve të centraleve bërthamore të Iranit nga Shtetet e Bashkuara...

“Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”/ Shqipëria dhe Kosova të përgatiten

Shqipëria dhe Kosova duhet të përgatiten për më të keqen, luftë kundër Serbisë, pasi të gjitha shenjat çojnë drejt këtij përfundimi. Kështu tha analisti Ben...

Papa: Diplomacia të bëjë që armët të heshtin, jo dhunë dhe konflikte

“Të dashur vëllezër e motra, nga Lindja e Mesme, veçanërisht nga Irani, po vijnë lajme alarmante. Në këtë skenar dramatik që përfshin Izraelin dhe...

Zjarr në Llaman, ngrihen helikopterët e ushtrisë

Zona mes Pilurit dhe Llamanit në Himarë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar, njoftoi kryetari i bashkisë, Vangjel Tavo. Ai publikoi në profilin...

Greqia, një ‘gjysmëringjallje’ në vendin e pushtuar nga turistët dhe varfëria

Shkëlqim dhe plagë. Në rrugicat e bardha të lagjes Plaka, turma amerikanësh me shapka dynden me etje për të blerë suvenire. Nga 1 korriku...

Lajme të tjera

Web TV