Prostata dhe patologjitë e saj më të shpeshta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Problemet me prostatën hasen shpesh por më së shumti prekin meshkujt e moshës mbi 50 vjeç.
Prostata është një gjendër e vogël, në madhësinë e një gështenje dhe gjendet vetëm te meshkujt. Ёshtë e lokalizuar nën vezikën urinare dhe rrethon uretrën (kanali që shërben për nxjerrjen e urinës jashtë trupit). Prostata ka si funksion prodhimin e një lëngu të trashë dhe të bardhë që i miksuar me spermatozoidet krijon spermën.
Me kalimin e moshës gjendra e Prostatës tenton të zmadhohet dhe patologjitë (sëmundjet) më të shpeshta që prekin atë janë:
Zmadhimi i prostatës (zmadhim beninj)
Prostatitis (inflamacioni i Prostatës)
Kanceri i Prostatës

ZMADHIMI I PROSTATËS

Zmadhimi i prostatës është një patologji që haset shpesh te meshkujt me kalimin e moshës. 1 në 3 meshkuj të moshës mbi 50 vjeç paraqesin simptoma të prostatës së zmadhuar.Ky është një zmadhim beninj I prostatës pra që nuk shkaktohet nga kanceri dhe nuk rrit rrezikun për t’u prekur nga ky lloj kanceri.

Shenjat e zmadhimit të prostatës janë:

Vështirësi në urinim
Ndjesi e mozbrasjes së plotë të fshikëzës së urinës
Nevojë për urinim të shpeshtë
Rrjedhje e dobët e urinës
Urinim i shpeshtë gjatë natës
Nëse konstatoni simptomat e mësipërme duhet të kontaktoni me mjekun specialist urolog për të marrë trajtimin e duhur.

PROSTATITI

Prostatit kemi në rastet kur gjendra e prostatës inflamohet e cila mund të shkaktohet nga një infeksion bakterial por në të shumtën e rasteve nuk gjendet asnjë lloj infeksioni dhe mbetet e paqartë shkaktari I vërtetë që çon shfaqjen e kësaj patologjie. Në ndryshim nga Zmadhimi apo Kanceri I Prostatës që zakonisht prekin meshkujt e moshave të mëdha, Prostatiti haset në meshkujt e të gjitha moshave dhe është më I përhapur të meshkujt e moshave 30-50 vjeç.

Simptomat e Prostatitit janë:

Dhimbje në pjesën pelvike, të legenit dhe organet genitale
Dhimbje gjatë urinimit
Ndjesi urinimi e shpeshtë
Vështirësi në urinim ( si psh. pamundësi për të filluar urinimin)
Dhimbje gjatë ejakulimit
Edhe në këto raste, pra nëse keni prezencë të simptomave më lart, rekomandohet të konsultoheni me mjekun specialist urolog.

Lexo edhe :  Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

KANCERI I PROSTATËS

Kanceri i prostatës është ndër kancerat më të përhapur te meshkujt dhe përsa I përket shkaktarëve që cojnë në shfaqjen e tij akoma nuk ka një ide të qartë por shanset që të prekeni nga kanceri i prostatës rriten me rritjen e moshës. Statistikat tregojnë që më së shumti preken meshkujt e moshës së tretë (mbi 65 vjeç), por gjithësesi meshkujt e moshës mbi 50 vjeç janë ata më të rrezikuarit për t’u prekur. Faktorë të tjerë rreziku për këtë lloj Kanceri janë edhe:
Historia familjare – Meshkujt që kanë familjar të gradës së parë që kanë patur ose kanë kancer të prostatës, janë 50% më shumë të rrezikuar për t’u prekur në krahasim të tjerët.
Faktorë të tjerë rreziku konsiderohen edhe; dietë e pasur me yndyrna, duhani, konsumi i alkolit, etj. Simptomat shoqëruese të Kanceri të Prostatës mund të jetë e vështirë të dallohen nga ato të zmadhimit të Prostatës dhe si të tilla mund të përmendim:
Urinim i shpeshtë, sidomos natën
Probleme dhe vështirësi në urinim
Dhimbje apo djegie gjatë urinimit
Prezencë gjaku në urinë apo në spermë
Ҫrregullime në ereksion
Dhimbje në kofshë, ije dhe në fund të shpinës
Diagnostikimi në fazat fillestare çon në trajtimin e hershëm dhe të suksesshëm të pacientit, pra përpara se sëmundja malinje të prekë edhe organet e tjera. Më shumë se 90% e pacientëve të diagnostikuar në faza të hershme të sëmundjes kanë mundur të trajtohen me sukses.
Për të gjitha patologjitë më lart është e rëndësishme që në rast ekzistence të simptomave duhet të kontaktoni në kohë me mjekët specialistë urologë. Ekipi i Departamentit të Urologjisë në Spitalin Hygeia nën drejtimin e mjekut të mirënjohur dhe me shumë eksperiencë, Dr.Spyridon Gouvalis, ofrojnë ekspertizën e plotë në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit e të gjithë sëmundjeve të prostatës dhe jo vetëm.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh Kryesinë e PS për takimet me diasporën

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Kryesinë e Partisë Socialiste, në orën 09:00 të kësaj të hëne. Fokus i mbledhjes...

Moti i keq/ Si paraqitet situata në qarkun Shkodër, disa fshatra pa energji elektrike

Vazhdon moti i keq në qarkun e Shkodrës. Vijojnë erërat e forta. Ndërkohë fshatrat Nj.A. Shale, Shosh, Pult, Velipoje dhe Gur i Zi kane...

Veliaj: Tirana, e vetmja bashki në rajon që ka falas udhëtimin për të moshuarit

Gjatë takimit që zhvilloi këtë fundjavë me familje të Tiranës, që kanë përfituar nga skema e strehimit social të kredisë së butë, kryebashkiaku Erion...

Sigurimi vullnetar, përfitime nëse kryeni pagesat në janar

Të gjithë personat që paguajnë sigurimin vullnetar në muajin janar duke mbuluar periudha kontributive për vitin 2025, do të kenë një zbritje prej 6...

Gazetari përplaset me Luizin: Mashtrove me sëmundjen për të fituar Big Brother

Luiz Ejlli dhe gazetari Ronaldo Sharka janë përplasur virtualisht. E gjitha nisi pas deklaratës së Ronaldos në Big Brother Fan Club ku tha se të...

Lajme të tjera

Web TV